Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari i ka drejtuar një apel qeverisë që të ndërhyjë pasi situata me përmbytjet është kritike. Myftiu e ka vlerësuar si mungesë përgjegjësie qëndrimin e mbajtur nga institucionet qendrore në vend lidhur më përmbytjet.
Myftinia është në kontakt me imamët në çdo njësi administrative me qëllim që të ndihmojë familjet në rast emeregjence
Xhamia e plumbit prej javësh është jashtë funksionit të saj, ku besimtaret nuk kane mundur që të kryejnë faljen.
Ndersa në lagjen Ajasem jane nën ujë 80 dylym tokë dhe 5 familje kërkojne ndihma në bazë ushqimore për bagëtitë.