9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ish-Kancelari Shreder martohet për herë të 5-të me një koreano-jugore

Më të lexuarat

Në moshën 73 vjecare, ish-kancelari i Gjermanisë Gerhard Shrëder është martuar për herë të pestë me një përkthyese nga Koreja e Jugut. 73-vjecari Shreder që ka pasur një jetë private me shume gra, dhe që e thërrasin shkurt “zotnia Audi” në referencë të makinës me 4 unaza, është martuar me Kim So-yeon.

Kim 47 vjec është përfaqsuese e Agjensisë gjermane të Zhvillimit Ekonomik dhe ka punuar si përkthyese për Shrëderin. Marrëdhënia e tyre ka nisur në shtatorin e vitit të kaluar kur ish- bashkëshortja e tij Kopf Shreder, gruaja e katërt, kishte deklaruar divorcin edhe për shkak të marrëdhënieve të Shrederit me Kim.

Kurse Shreder ka deklaruar se Kim nuk ka asnjë lidhje me divorcin dhe ai do të kalojë pjesën e jetës që i ka mbetur duke udhëtuar nga Gjermania në Korenë e Jugut e anasjelltas. Shrëderi ka qenë kancelar i Gjermanisë në periudhën 1998-2005.

Sikur te ishte musliman do te behej nami në media, por jo kur bahet fjala për një perëndimorë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit