Pamjet që tregojnë lagje të tëra pjesërisht të zhytura në ujë
Meka, qyteti më i shenjtë në Islam, është goditur nga kushtet ekstreme të motit. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë lagje të tëra pjesërisht të zhytura në ujë për shkak të reshjeve të mëdha, njoftoi Agjencia Saudite e Lajmeve.
Njerëzit formuan një zinxhir për të shpëtuar fëmijët e bllokuar nga përmbytjet në lagjen Al-Awali, në juglindje të Mekës.
Pamjet tregojnë një burrë që vrapon në ndihmë të një dërguesi postar, i cili u rrëzua nga motoçikleta e tij nga ujërat e rrëmbyeshëm ndërsa ai përpiqej të ngrihej.
Makina të shumta dhe madje edhe një autobus turistik u braktisën në mes të rrugës pasi përmbytjet përfshiu qytetin.
Pemët dhe mbeturinat u filmuan gjithashtu duke u marrë nga përrua.
Disa rajone të Mbretërisë, duke përfshirë Mekën dhe Medinën, të cilat tërheqin miliona pelegrinë çdo vit gjatë Haxhit, u goditën nga shirat e papritur.
Prej orëve të para të mëngjesit reshjet vetëm sa janë intensifikuar.
Rajone të tjera, duke përfshirë Riadin, Mekën, Al-Baha dhe Tabuk, pritet të ndjejnë efektet e stuhisë, raportojnë mediat lokale.
Qendra Kombëtare Meteorologjike (QKM) ka parashikuar reshje mesatare deri të dendura shiu, si dhe stuhi rëre gjatë gjithë javës.
Paralajmërimet e shumta të verdha të motit për reshje shiu janë dhënë në orën e fundit.
Agjencia Saudite e Shtypit (SPA) raporton se reshjet e rralla të mëdha pritet të vazhdojnë deri të mërkurën. /tesheshi.com/