3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

PËRLESHJET NË SIRI RRISIN TENSIONET NË VENDET E RAJONIT

Më të lexuarat

Rritet shqetësimi i opinionit publik ndërkombëtar se përleshjet në Siri do të kalojnë edhe në vendet e tjera të rajonit.

Në Liban është rritur tensioni ndaj mbështetësve dhe opozitarëve të regjimit të Bashar Al Esadit.

Në përleshjet e fundit të përjetuara në Bejrut 2 vetë kanë mbetur të vdekur.

Në përleshje u përdorën edhe raketa hedhëse dhe automatikë.

Në Liban, ku herë pas here përjetohen përshkallëzime të tensioneve etnike, ka lindur frika për rifillimin e një lufte civile.

Ndërsa në Siri, pavarësisht vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara, vazhdojnë pa ndërprerje përleshjet ndërmjet forcave të Esadit dhe opozitarëve sirianë.

Kurse sulmin e përgjakshëm në fundjavë në qytetin Dejr-uz Zur e sipërmori organizata e quajtur Fronti Al Nusra. Në komunikatën e publikuar nga kjo organizatë shkruhej se do vazhdojnë aktivitetet për të “mbështetur përpjekjen e popullit sirian”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit