Një përleshje mes dy grupeve para një lokali me sa duket është përshkallëzuar plotësisht natën e së dielës në Linz të Austrisë.
Sipas mediave austriake, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një përleshje ndërmjet rreth 20 personave, përpara një lokali në Bindermichl-Keferfeld të Linzit.
Dhe siç raportojnë mediat austriake, bëhet fjalë për një përleshje ku kanë qenë të përfshirë kryesisht shqiptarë dhe serbë.
Madje, aty, siç supozohet më tej, ka pasur edhe të shtëna armësh.
Kur policia mbërriti në vendngjarje me disa patrulla, të gjithë të përfshirë tashmë kishin ikur.
Në momentin që policia ka arritur atje, raportohet se ka mundur të gjejë vetëm disa gëzhoja.
Policia e Linzit nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për ngjarjen, përveçse ka konfirmuar një gjë të tillë. /Telegrafi/