Forcat e armatosura të ushtrisë izraelite kryen një bastisje sigurie në vendin e njohur si “Mekami i Jusufit” në lindje të Nablusit për të siguruar që kolonët hebrenj të kryejnë ritualet e tyre fetare
Ushtarëve izraelitë bastisën qytetin e Nablusit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, ku pati përleshje me të rinjtë palestinezë në rajon, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve nga dëshmitarët okularë në rajon, forcat e armatosura të ushtrisë izraelite kryen një bastisje sigurie në vendin e njohur si “Mekami i Jusufit” në lindje të Nablusit për të siguruar që kolonët hebrenj të kryejnë ritualet e tyre fetare.
Të rinjtë palestinezë bllokuan rrugët e ushtarëve izraelitë në Nablus duke djegur goma dhe u përpoqën të parandalonin bastisjen duke hedhur shishe qelqi dhe gurë në drejtim të kolonës. Ushtarët izraelitë përdorën gjithashtu municion të vërtetë dhe bomba me gaz lotsjellës kundër tyre.
Gjithashtu, përleshje të armatosura u zhvilluan midis personave të armatosur palestinezë dhe ushtarëve izraelitë në zonën afër lokalitetit “Mekami i Jusufit”.
Në deklaratën e saj, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze theksoi se ushtarët izraelitë plagosën një palestinez me plumba të vërtetë dhe penguan shërbimet e urgjencës të arrinin në zonë për ndihmë mjekësore.
Nga ana tjetër, u tha se në zonë janë trajtuar dhjetëra persona të prekur nga gazi lotsjellës.
Kolonët hebrenj bastisën zonën nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite për të kryer rituale fetare.
Hebrenjtë besojnë se varri i profetit Jusuf ndodhet në lokalitetit “Mekami i Jusufit” që ndodhet në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor. Megjithatë, shumë arkeologë deklarojnë se varri në fjalë ka një histori disa shekullore dhe i përket një muslimani të quajtur Jusuf ed-Duveykat.