2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e të burgosurve palestinezë në grevë urie

Më të lexuarat

Këshilli Mediatik përmes një deklarate me shkrim ka theksuar se gjendja shëndetësore e 90 përqind të të burgosurve në grevë urie është përkeqësuar në përmasa serioze

RAMALLAH (AA) – Çdo ditë e më shumë është duke u përkeqësuar gjendja shëndetësore e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite të cilët prej 29 ditësh po mbajnë grevë urie kolektive në shenjë proteste ndaj kushteve të këqija nëpër burgje, njoftohet nga Këshilli Mediatik i formuar nga palestinezët me qëllim ndjekjen e grevës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Mediatik përmes një deklarate me shkrim ka theksuar se gjendja shëndetësore e 90 për qind të të burgosurve në grevë urie është përkeqësuar në përmasa serioze.

Në deklaratë njoftohet se të burgosurit zakonisht kanë të vjella dhe kohë pas kohe humbin vetëdijen, kurse që të gjithë kanë humbur nga 20 kilogramë peshë. Po ashtu, theksohet se spitali i improvizuar ku Izraeli transferon të burgosurit me gjendje të rënduar shëndetësore nuk posedon pajisjet e nevojshme themelore.

Ndryshe, mbi 1.500 palestinezë në burgjet izraelite vazhdojnë të mbajnë grevë urie të cilën e filluan më 17 prill “për të kërkuar t’i jepet fund praktikave arbitrare të Izraelit”. Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, heqja e ndalesave për vizitat familjare dhe heqja e praktikave siç janë izolimi i vetmuar në qeli dhe burgimi administrativ, bëjnë pjesë në mesin e kërkesave të të burgosurve palestinezë.

Sipas një raporti të disa institucioneve, përfshirë edhe Komitetin e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden rreth shtatë mijë të burgosur palestinezë, përfshirë 481 nga Jerusalemi Lindor i okupuar, prej të cilëve 57 janë gra dhe 300 fëmijë.

Izraeli okupoi Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor në vitin 1967 duke shkelur ligjet ndërkombëtare, ndërsa nga viti 2006 mban nën bllokadë Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth dy milionë palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit