3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përjashtim Turqia: si Izraeli vazhdon të rrisë tregtinë me botën arabe dhe muslimane

Më të lexuarat

Disa vende perëndimore, më islame se vendet islame karshi shtetit sionist!

Pavarësisht thirrjeve nga Irlanda, Spanja, Belgjika, Sllovenia dhe të tjerët që Bashkimi Evropian të rishikojë marrëdhëniet tregtare me Izraelin për shkak të vazhdimit të ofensivës gjenocidale kundër palestinezëve në Gaza, të dhënat mbi tregtinë e jashtme të Izraelit gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti tregojnë një rritje në tregtinë e shtetit okupues me vendet arabe dhe 14 shtete të tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC). Kjo bie ndesh me thirrjet popullore për bojkot të produkteve nga vendet që mbështesin Izraelin. Është padyshim më i rëndësishëm bojkotimi i produkteve izraelite, pasi importet nga 19 vendet e përmendura në të dhënat izraelite vlerësohen në 2.3 miliardë dollarë.

Partitë e mëdha në Irlandë kanë kërkuar ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në vendbanimet ilegale izraelite të ndërtuara në tokën palestineze. Irlanda është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Izraelit, duke u renditur në vendin e 8-të në listë.

Por nuk është dëgjuar asnjë thirrje të ngjashme në Egjipt në lidhje me zgjerimin e tregtisë egjiptiane me Izraelin gjatë luftës së Gazës dhe furnizimin me perime dhe fruta për të kompensuar ndikimin në bujqësinë izraelite për shkak të mungesës së punëtorëve. Egjipti gjithashtu furnizon Izraelin me çimento për të kompensuar mungesën e çimentos turke.

Të dhënat e tregtisë së jashtme të Turqisë për nëntë muajt e parë të vitit nuk kanë asnjë eksport ose import në ose nga Izraeli midis qershorit dhe shtatorit, që do të thotë se vlera e eksporteve turke në Izrael ra me 65 për qind dhe importet me 55 për qind gjatë asaj periudhe.

Këtë e konfirmojnë të dhënat izraelite gjatë të njëjtëve nëntë muaj, të cilat tregojnë një rënie të vlerës së eksporteve izraelite në Turqi me 32 për qind dhe një rënie të importeve nga Turqia me 15 për qind. Renditja e Turqisë midis blerësve të eksportit të Izraelit ra nga vendi i 10-të i vitit të kaluar në i 17-ti gjatë nëntë muajve të fundit, ndërsa pozicioni i saj në burimet e importit të Izraelit ra nga vendi i 5-të i vitit të kaluar në vendin e 13-të. Pozicioni i saj në listën e përgjithshme tregtare të Izraelit ra nga e 5-ta vitin e kaluar në e 15-tën këtë vit, ndërsa Turqia pati një suficit tregtar sipas të dhënave të përpiluara nga të dyja palët.

Të dhënat mbi tregtinë izraelite përfshinin pesë vende arabe: Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Jordaninë, Marokun dhe Bahreinin. Ato treguan se vlera e tregtisë izraelite me Bahreinin u rrit dhjetëfish, me Marokun u rrit me 53 për qind, me Egjiptin u rrit me 52 për qind dhe me Emiratet me 4 për qind. Ka pasur një rënie të lehtë me Jordaninë me një për qind për shkak të uljes së importeve jordaneze nga Izraeli, pavarësisht rritjes prej 45 për qind të eksporteve izraelite. Vlera e tregtisë totale të Izraelit me pesë vendet u rrit në 3.4 miliardë dollarë, një rritje prej 12 për qind.

Të dhënat e Izraelit përfshijnë edhe aktivitetin e tij tregtar me 14 vende të tjera anëtare të OIC-së, duke treguar se vlera e tregtisë me këto vende, duke përjashtuar Turqinë, është rritur me 11 për qind. Tregtia me Shqipërinë, Uzbekistanin u rrit me 65 për qind, me Nigerinë me 45 për qind, me Azerbajxhanin me 34 për qind dhe me Indonezinë me 25 për qind. Pati rritje gjithashtu edhe vlera e tregtisë me Malajzinë, Kamerunin, Senegalin, Kazakistanin, Turkmenistanin, Gabonin, Bregun e Fildishtë dhe Ugandën.

Vlera e tregtisë së Izraelit gjatë nëntë muajve me 19 vende arabe dhe muslimane ishte rreth 7 miliardë dollarë, që përbën 10 për qind të tregtisë totale të Izraelit me botën gjatë këtyre muajve.

Pra, e vetmja është Turqia që ka synuar dinjitet si shtet përballë Izraelit për atë çfarë egërsia sioniste po bën në Gaza. Ndërsa Egjipti mbetet shteti më pa dinjitet, madje deri në kufijtë e tradhëtisë, ndaj kauzës palestineze, e cila është njëherësh dhe një kauzë islame. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit