-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përgjigja e Astritit: Kur e dhunova nënën isha i dehur, më dënoni me vdekje

Më të lexuarat

Gjykata e Elbasanit ka dhënë “arrest me burg” për 28-vjeçarin Astrit Miska, i cili u akuzua nga nëna e tij për abuzim seksual me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Dardhë, të Komunës Hotolisht. 28-vjeçari u denoncua nga nëna e tij 54-vjeçare, Salushe Miska se është kthyer rreth orës 01:00 të natës në gjendje të dehur dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Megjithëse fillimisht e ka mohuar kategorikisht se ka kryer një akt të tillë ndaj nënës së tij, në momentin që i ka dalë alkooli, 28-vjeçari ka pohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me nënën e tij 54-vjeçare dhe ka kërkuar dënimin më maksimal për krimin e kryer.

“Kam qenë tejet i rënduar nga alkooli dhe as tani nuk jam në gjendje të shpjegoj qartë se çfarë kam bërë. Paraditen e së dielës piva në qytetin e Librazhdit, ndërsa pasdite deri në mesnatë në lokalin në qendër të fshatit tim.

Nuk kam fjalë tjetër. Të më dënojnë me vdekje, s’kam çfarë të them tjetër”, – ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore, 28-vjeçari Miska. /Shekull

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit