10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

UNICEF: Fëmijët në botë janë në pozitë jo të barabartë lidhur me të drejtat e tyre

Më të lexuarat

Nën moton “Çdo fëmijë ka rëndësi” sot UNICEF-i apelon për përpjekje dhe inovacione më të mëdha, me qëllim që të identifikohen dhe të theksohen lëshimet për shkak të së cilave 2,2 miliardë fëmijëve në botë janë në pozitë jo të barabartë në krahasim të të drejtave të tyre.

Në raportin e publikuar para shënimit të 25 vjetorit të Konventës për të drejtat e fëmijëve theksohet se është arritur përparim i madh në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por se ende të gjithë fëmijët nuk kanë qasje të barabartë deri te shërbimet dhe mbrojtja.

“Falë të dhënave u bë e mundur të shpëtohen dhe t’u përmirësohet jeta e miliona fëmijëve. Mund të arrihet përparim i mëtutjeshëm vetëm nëse ne jemi në dijeni se cilët fëmijë janë lënë pas dore, ku djemtë dhe vajzat nuk shkojnë në shkollë, ku ka sëmundje të përhapura ose ku mungojnë kushtet elementare higjienike”, theksoi Tesa Vordloul, shef i sektorit për të dhëna dhe analiza të UNICEF-it.

Nga viti 1989 kur u nënshkrua Konventa e KB-së për të drejtat e fëmijëve, është arritur përparim i madh në këtë sferë, por nga të dhënat konkludohet se ka lëshime dhe pabarazi, si dhe se përfitimet nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë.

Në raportin e UNICEF-it “Pozita e fëmijëve në botë për vitin 2014” theksohet:

– Është zvogëluar vdekshmëria e fëmijëve para se të mbushin pesë vjet, ndërsa kjo i përket qasjes deri te imunizimi, kujdesi mjekësor, uji dhe kushtet sanitare.

– Ushqimi i përmirësuar ka sjellë deri në ulje prej 37 për qind të ngadalësimit të rritjes në krahasim me vitin 1990.

– Regjistrimi në shkollë fillore është rritur edhe në shtetet më pak të zhvilluara. për shembull në vitin 1990 vetëm 53 fëmijë prej 100 vendeve kanë vizituar shkollë, ndërsa në vitin 2011 numri i tyre është rritur në 81.

– Rreth 6,6 fëmijë nën moshën pesëvjeçare kanë vdekur për shkak të shkeljes së zhvillimit dhe së drejtës për jetë.

– Pesëmbëdhjetë për qind e fëmijëve në botë janë të detyruar të punojnë, me çka prishet e drejta e mbrojtjes nga eksploatimi ekonomik dhe e drejta për të mësuar dhe për të luajtur.

– Njëmbëdhjetë për qind e vajzave martohen para moshës 15 vjeçare, me çka shkelet e drejta për kujdes shëndetësor, arsim dhe mbrojtje.

– Pothuajse tre herë (2,7) është e vogël siguria e fëmijëve më të varfër të lindin në prani të mjekut obstetër në krahasim me më të pasurit, me çka nënat e tyre ekspozohen në rrezik për jetë.

– Në Nigeri vetëm 39 për qind e amvisërive të fshatrave kanë qasje deri te uji i pijshëm.

– Në Çad janë një qind djem të cilët regjistrohen në shkollë të mesme, kundrejt 44 vajzave./dvd/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit