3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Përgjgije për islamofobët që thonë “TIKA” ka finacuar vetëm ndërtimin e xhamive

Më të lexuarat

1. Prishtinë, 19 gusht – Agjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë, (TIKA), ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, (MBPZHR), për ndihmë në sektorin e bujqësisë.
2.Prishtinë 11 Shkurt 2016 – TIKA dhuron 2 milionë euro për shëndetësin e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin e “Renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në shërbimin spitalor dhe klinik universitar të Kosovës”. Ky investim prej rreth 2 milionë dhe ndoshta edhe më shumë, do të sigurojë dyfishimin e kapaciteteve në mjekimin intensiv dhe gjithsejt 27 shtretër me pajisjet më moderne për trajtimin e të sëmurëve më kritik”
3. Mitrovicë, 14.01.2016 – TIKA në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës sot ka shpërndarë makina mjelëse dhe bidonë për konservimin dhe bartjen e qumështit, për 50 familje fermere.
4. Gjilan, 2015 – Komuna e Gjilanit e ndihmuar nga organizata joqeveritare turke “TIKA”, ka subvencionuar sot 155 bletarë me pajisje dhe mjete të punës si dhe 40 lavërtarë me shpëndarëse të plehut/grurit, me të cilat do t’u lehtësohet puna bujqve gjilanas.
5. Gjilan, 31 Tetor 2008 – Organizata Qeveritare Turke TIKA me seli në Prishtinë, ka dhënë në formë donacioni folie plastike për sera në vlerë rreth 10.000 euro, nga i cili do të përfitojnë më se 300 fermerë gjilanas.
6. Prizren, 21 Gusht 2010 – TIKA ndihmon Universitetin e Prizrenit. Vlera mbështetëse e TIKA-s për zgjerimin, renovimin dhe adaptimin e hapësirës së Universitetit të Prizrenit është mbi 200 mijë euro. Enver Hoxhaj, atekohe minister i arsimit: “Qeveria e Turqisë përmes TIKA-s, po ashtu do të mbështesë Universitetin e Prizrenit me staf administrativ, i cili do të ndihmojë në themelimin dhe funksionalizimin e administratës së UPZ-së. Përveç kësaj, TIKA do të dërgojë edhe një profesor eminent nga ndonjë universitet nga Turqia, i cili do të jetë anëtar i bordit të UPZ-së”.
Dhe fare ne fund gjeni demantimin nga zevendesdrejtoresha e shkolles fillore “Elena Gjika” në Prishtine, Agnesa Globoder lidhur me kinse heqjen e portretit te Skenderbeut nga muri i kesaj shkolle. Agnesa Globoder: “Shkolla është duke u lyer dhe duke u pastruar ende, tani kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollor. Kur të përfundojnë këto punime të gjithë fotografitë, përfshirë edhe ajo e Skënderbeut do të kthehen në vendet e tyre. TIKA ka rikonstruktuar pesë klasa në gjuhën shqipe dhe katër në gjuhën turke. Ndryshe, fotografia e Skënderbeut nuk ka qenë e vendosur nëpër klasa por në sallën e arsimtarëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit