Njeriu që shoi 51 jetë në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re po shqyrton apelimin e dënimit të tij të përjetshëm, pasi pretendon se pranimi i tij i fajësisë u mor nën presion, tha avokati i tij.
I vetëshpallur supremacisti i bardhë, Brenton Tarrant, u deklarua fajtor pas akuzave për 51 vrasje dhe 40 tentativa për vrasje (numri i të plagosurve).
Ai u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht, dënimi i parë i tillë në Zelandën e Re.
Tarrant nuk u mbrojt në atë kohë, por avokati i tij, Tony Ellis, tha se 31-vjeçari, i cili është një shtetas australian, tani po shqyrton vendimin e tij për të pranuar fajësinë.
Ellis shtoi se ai i tha atij se kjo ishte bërë nën presion, sepse ai i ishte nënshtruar “trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues” ndërsa ishte në paraburgim.
“Ai vendosi se mënyra më e lehtë për ta kaluar atë ishte të pranonte fajin”, tha Ellis për Radio Zelanda e Re.
Dënimi më i rëndë
I armatosur me armë gjysmë automatike, Tarrant sulmoi besimtarët në xhaminë Al Noor dhe Qendrën Fetare Linwood në mars 2019, duke transmetuar vrasjet drejtpërdrejt në Facebook. Viktimat e saj ishin myslimanë, ndër ta fëmijë, gra dhe pleq.
Ellis thuhet se e këshilloi Tarrant të ankohej. Ai tha se sulmuesi i dha atij rreth 15 faqe përshkrim të detajuar se si ai dyshohet se u trajtua keq.
Zelanda e Re nuk ka dënim me vdekje dhe gjykatësi Cameron Mander e dënoi Tarrantin me dënimin më të ashpër të mundshëm për veprimet e tij “çnjerëzore”.
Ellis nuk pranoi të komentonte pasi u kontaktua nga agjencia AFP, duke thënë se klienti i tij e kishte urdhëruar të fliste vetëm me media të zgjedhura lokale.
Familjet e viktimave shpresojnë se përpjekja e Tarrant për të apeluar do të pengohet. /tesheshi.com/