Dy të vdekur nga e njëjta familje dhe një e plagosur është bilanci tragjik i askidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 20:00 minuta në aksin rrugor Kukës-Kalimash.
Viktimat janë identifikuar si, Urata Kurti 10-vjece, Agim Kurti 54-vjec, ndërkohë mësohet se kryefamiljarja, Agime Kurti pas aksidentit u dërgua menjëherë në spitalin e Kukësit, ku mësohet se gjendja e saj është e rënduar për jetën.
Nga hetimet paraprake mësohet se familja kosovare udhëtonte nga Mitrovica drejt Shqipërisë për pushimet verore, por shpejtësia tej normave të lejuara ka bërë që automjeti tip ‘Wolsvagen’, me të cilin ata udhetonin, të dalë nga rruga, duke u përplasur me anësorët, për të përfunduar në një kanal.
Policia nis hetimet për zbardhjne e plotë të shkaqeve të aksidentit.
(e.m/BalkanWeb/kohaislame