2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Përgatitni çokollata ‘Bounty’ në shtëpinë tuaj

Më të lexuarat

Jo domosdoshmërish duhet t’i blini çokollatat ‘Bounty’, sepse me recetën e poshtme, të cilën Telegrafi e sjell për ju, mund t’i përgatitni ato vet në shtëpinë tuaj.

PËRBËRËSIT:

– 250 gramë kokos i tharë

– 250 gramë qumësht i kondensuar

– Gjysmë luge gjelle pastë vanilje

– 500 gramë qumësht çokollate

Përgatitja

Përzieni bashkë kokosin, qumështin e kondensuar dhe gjysmën e lugës pastë të vaniljes derisa të fitohet një masë homogjene. Formoni përzierjen në 8 copa të barabarta dhe vendosni në frigorifer për t’u ngirë.

Shkrijeni çokollatën derisa të jetë plotësisht e lëngshme. Vendosni copat që i keni bërë ë futur më parë për tu ngrirë në një raft me tela të vendosur mbi një tabak për pjekje dhe derdhni çokollatën mbi to që të rrjedhë në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që çokollata të mbulojë çdo pjesë të kokosit në të gjitha anët.

Vendoseni në frigorifer për 30 minuta për t’u ngrirë.

Kthejeni copat në anën tjetër dhe përsëritni procesin e mbulimit të tyre në mënyrë që çdo anë e copave të kokosit të mbulohet me çokollatë.

Prapë vendoseni në frigorifer për t’u ngrirë pjesa tjetër e çokollatës.

Ju bëftë mirë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit