Fshati Buqë i komunës së Dragashit, është mbuluar nga reshjet e borës, por hijeshinë këtij fshati po ia jep xhamia e re e ndërtuar në këtë pjesë.
Në këtë fshat janë përfunduar punimet e egra në xhaminë e fshatit, e këtë e ka bërë të ditur hoxhë Shaip Berisha përmes postimit të tij në Facebook.
Më poshtë po ua sjellim postimin e plotë të hoxhës:
“Selam alejkum,u perfundun punimet e vrazhda elhamdulilah,Allahu i shperbleft te gjith donatoret qe mundesuan te arrij kjo xhami deri ketu,shpresojm qe besimtaret,vullnetmiret,ata qe e dojn xhennetin nuk do te ndalen ketu por do te vazhdojm bashkarisht deri te rikthimi i faljes se namazit ne ket xhami dhe thirrjes se ezanit,Allahu na e lehtesoft ket rrug deri ne perfundim, Amin.”