2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Përfundon takimi për Sirinë pa asnjë vendim konkret

Më të lexuarat

Ka përfunduar pas asnjë vendim konkret takimi mbi Sirinë, i zhvilluar në Lozanë të Zvicrës, ku merrnin pjesë përfaqësuesit e SHBA-së Rusisë, Turqisë dhe përfaqësues nga disa vende të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbledhja e zhvilluar mes ministrave të Punëve të Jashtme të SHBA-së, Rusisë, Turqisë, Arabisë Saudite, Katarit, Jordanisë dhe Egjiptit, është zhvilluar në hotelin Beau-Rivage Palace. Në takim ishte i pranishëm edhe Staffan de Mistura, Përfaqësuesi Special i OKB për Sirinë.

Takimi ka zgjatur rreth 5 orë dhe në të thuhet se është diskutuar për ndërprerjen e luftimeve në Halep dhe dërgimin e ndihmave humanitare për njerëzit në nevojë. Në takimin ku Turqia sugjeroi të organizojë dërgimin e ndihmave humanitare në rajon nuk u arrit një marrëveshje e përbashkët.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, kishte deklaruar më parë se në këtë takim do të diskutojnë me “partnerë shumë të rëndësishëm” mundësinë e uljes së përleshjeve si dhe dërgimin e ndihmave humanitare në vend. Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, kishte thënë se shpreson që të rinisë dialogu për marrëveshjen Rusi-SHBA mbi ndalimin e luftimeve në Siri.

Kerry dhe Lavrov u takuan pak përpara fillimit të takimit të Lozanës për të diskutuar mbi çështjen e Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit