Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Valmir Elezi ka bërë të ditur se ka përfunduar periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.
Ai tha se sipas të dhënave preliminare numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është: 90,860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është: 18,244.
“Ju njoftoj se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte dhe do të bëjmë përpjekje që në një kohë sa më të shpejtë të kemi një raport përfundimtar për numrin e shtetasve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, të ndarë sipas mënyrës së votimit dhe sipas shteteve”, tha ai. /Telegrafi/