-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Përfundoi shfaqja teatrale e Bagdadiut

Më të lexuarat

Përfundoi teatri!
E vranë Bagdadiun apo e vrau veten e tij?!
S’është me rëndësi!
Është e njëjtë!
Lajmi për vrasjen e tij është aktrim në fund të shfaqjes teatrale, që të kthehet Ebu Bekër Bagdadiu, i pretenduari, pas ruajtjes së mjekrës që të jetojë jetë të zakonshme në shtetin, i cili i ka dhënë këtë rol.
Përfundoi shfaqja teatrale që të fillon shfaqja tjetër e prishjes së imazhit të Islamit, imazhit të hilafetit, imazhit të xhihadit të vërtetë, imazhit të dijetarëve dhe shumë imazhe tjera.
Përfundoi shfaqja teatrale, pasi që Daeshi (ISIS-i) dogji me qindra të rinj musliman në radhët e veta dhe mijëra prej atyre që i shpallën si jobesimtarë dhe i vranë.
Përfundoi shfaqja teatrale, pasi që u akuzuan xhamitë dhe shkollat e Kuranit.
Përfundoi shfaqja teatrale, pasi që u burgosën shumë të rinj musliman me akuzat se kanë lidhje me Daeshin (ISIS-in).
Përfundoi shfaqja teatrale,pasi që e shkatërruan xhihadin e Ehli Sunetit në Irak kundër zjarputistëve safevit, ua dorëzuan Mosulin dhe zonat sunite, shpërngulën me qindra mijë sunit irakian nga atdheu i tyre historik, duke i vrarë zjarputistët e Iranit, uria, etja dhe sëmundjet.
Përfundoi shfaqja teatrale, pasi që u dëmtuan muslimanët që jetojnë në perëndim, u sulmuan nga ekstremistët e djathtë atje, disa u vranë me plumb, e disa u rrahën me shkopinj e disa u shkelën me vetura.
Përfundoi shfaqja teatrale, pasi që u trishtuan xhamitë tona anë e mbanë shteteve tona.
Pasi u akuzuan dijetarët, hoxhallarët edhe aktivistët, të cilët ishin të parët që tërhoqën vërejtjen nga Daeshi (ISISI), si teoreticient të metodës së tyre.
Përfundoi shfaqja teatrale, pasi që e shkatërruan xhihadin e ehli Sunetit në Siri kundër kriminelit nusajri, Asadit dhe grupeve paramilitare tjera zjarputistë, edhe pse ishin afër për të marrë pallatin e Asadit në Damask, për ti rikthyer në fillimin e luftës.
Përfundoi shfaqja teatrale, pasi që u bënë shkak për ndalimin e mbulesës islame (hixhabit) në shumë shtete perëndimore.
Përfundoi shfaqja teatrale, pasi që u dogj biblioteka e madhe e Mosulit, gjë që shkaktoi vjedhjen e qindra mijë dorëshkrimeve të vjetra nga kjo bibliotekë.
Pasi që! Pasi që!
Në fund, arritën sukses shërbimet sekrete të ia dorëzojnë tërë Irakun zjarputistëve, kurse Abdiu të shpall se dëboi Daeshin (ISIS-in) dhe e shkatërroi atë.
Përfundoi shfaqja teatrale, por nuk përfundoi beteja për vetëdije kundër çdo gjëje që e dëmton Islamin dhe muslimanët dhe kundër secilit që vesh petkat e Islamit për ta shembë Islamin.
Përfundoi shfaqja teatrale, pasi që u plaçkitën shumë pasuri të muslimanëve me arsyetim të luftës kundër Daeshit (ISIS-it) dhe aleancave ushtarake për këtë qëllim.
Përfundoi shfaqja teatrale, kurse u shtua vetëdija dhe bindja te çdo musliman se krejt ajo që ka bërë Daeshi (ISIS-i) nuk ka lidhje me Islamin, edhe pse injorantët dhe munafikët pretendonin se janë duke e shërbyer islamin.
Përfundoi shfaqja teatrale, kurse u shtua bindja dhe vetëdija se xhihadi i vërtetë dhe legjitim fetarisht do mbetet në pozitën e vet deri në Ditën e Kiametit.
Dhe se dijetarët, sado që është tentuar tu prishet imazhi, do ngelen liderët e Umetit dhe udhërrëfyesit e tij, ata që do e mbrojnë dhe mbajnë fenë gjallë.
Në fund, përfundoi shfaqja teatrale, kurse kjo përvojë e suksesshme në përdorimin e Daeshit për të arritur qëllimet e tyre dhe poshtërimit e terrorizimit të muslimanëve dhe tjerëve në emër të islamit do përdoret çdo herë që ata do kenë nevojë për te.
Na mjafton Allahu, sa Mbështetës i mirë është Ai!

Ihsane Fakih

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit