Në objektin e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë, te enjten u mbajt programi përmbyllës i kursit veror, i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame Prishtinë. Së bashku me nxënësit, të pranishëm në këtë program ishin edhe prindërit e tyre. Këta të kënaqur, i dëgjuan disa pika recitimi, të përgatitura nga fëmijët e tyre.
Ky program filloi me këndimin e Kuranit, leximin e të cilit e mësuan për një muaj.
Se kursi veror, u realizua me sukses, e thonë edhe organizatorët.
Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Burhan ef. Hashani, tha se ky kurs arriti t’i përmbush të gjitha pikat e parapara në plan program.
Nxënësja Ruvejda Kaciu, tha se pjesëmarrja ne këtë kurs ishte interesante dhe zbavitëse për të.
Nxënësit u shprehen se edhe në të ardhmen, mësimet e tyre do t’i ndjekin në këtë shkollë.
E për të arriturat e tyre gjatë këtij muaji, nxënësit edhe u shpërblyen. Secili nga ta, në këtë ceremoni përmbyllëse mori dhuratë dhe u pajis me certifikatë për përfundimin e kursit.
Shpërblimet e tilla u shpërndanë nga vete mësuesit si dhe nga aktori i dashur nga fëmijët Dardan Gashi.
/bislame/