-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përfitimet tona me kryerjen e namazit

Më të lexuarat

Trupi, shpirti dhe jeta jonë shoqërore përfiton shumë gjëra me faljen e namazeve. Disa nga dobitë e namazit janë:

Namazi na mundëson që ta kujtojmë Allahun ashtu sic Ai e meriton

Allahu i Larte  na njofton se “shpirtrat tanë do ta arrijnë kulmin e qetësise vetëm duke e përkujtuar Allahun.” Allahu xh.sh thotë:

O ju qe besoni! Kërkoni ndihmë prej Allahut me durim dhe namaz! Padyshim që Allahu është me ata që durojne.” (Bekare, 153)

Përkujtimi i Zotit që e duam më shumë se cdo gjë dhe përkujtimi i emrit te Tij, na e qetëson shpirtin dhe zemrën e ngushtuar duke i dhëne asaj prehje. Mënyra më e bukur për të kujtuar Allahun është falja e namazit. Cdo namaz që falim, na kujton Zotin tonë. Si rrjedhoje, namazi është një mirësi e madhe. Pejgamberi yne i dashur shpejtonte për ta kryer sa më parë dhe më mirë namazin, sepse ai e dinte shumë mire vlerën e kësaj mirësie. Qetësine dhe lumturinë që përjetonte duke e kujtuar Zotin me faljen e namazeve, ai e ka shprehur duke thëne: “Falja e namazit më ben të lumtur.”
Allahu xh.sh thotë: “Shpirtrat gjejnë qetësi vetëm me perkujtimin e Allahut!” (Ra’d,28)

Namazi na bën të kujtojmë ditën e llogarisë dhe të ahiretit

Në këtë botë, ka shumë gjëra që i bejnë njërezit të harrojnë botën tjetër. Njërezit që e harrojnë ahiretin dhe nuk mendojnë se një ditë do të japin llogari për gjithcka, mund të bëjne cdo të keqe për interesin e vet. Atëhere është e nevojshme një paralamerues që t’ua kujtojë atyre ahiretin. Namazi që falim me vetëdije dhe me kujdes na kujtojnë pesë herë në dite Allahun, ditën e gjykimit dhe ahiretin, duke na larguar nga punët e këqija. Kështu nuk dëmtojmë as pasurinë e njerëzve të tjerë, nuk ua lëndojme zemrën dhe as nuk ua cenojnë të drejtat.

Namazi na pastron nga gjynahet

Namazi është momenti i takimit tonë me Zotin. Kur falin namaz e dimë që kemi dalë para Allahut. Kur duam të bëjme një punë që është gjynah, heqim dore duke menduar se do të falim namaz dhe do të dalim para Allahut. Kështu pastrojmë zemrën nga mendimet dhe ndjenjat e këqija dhe organe të tilla si dorën dhe gjuhën nga sjelljet e këqija.

Namazi na mundëson të jemi të edukuar

Namazi është një mundësi shumë e mirë për të qenë të vetëdijshëm për gjynahet dhe gabimet e bëra si dhe për t’u penduar për to. Në sajë të namazit kërkojmë falje nga Zoti ynë. Ne dalim para Zotit pesë herë në ditë duke menduar se Ai është ne dijeni të gjerave që bëjme, prandaj dhe u kushtojmë kujdes sjelljeve dhe veprimeve tona. Kështu bëheni njerëz të moralshëm.

Namazet i japin begati ditës sonë

Kur i falim rregullisht namazet, edhe ditën e planifikojmë sipas kohëve të namazeve. Ende pa lindur dita, ngrihemi për të falur namazin e sabahut duke e filluar ditën herët. Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve janë ne gjumë, ne kemi përfunduar një pjesë të punëve tona. Në këtë mënyre arrijmë të përfitojmë nga lutja e Pejgamberit tonë të dashur i cili ka thenë: “Zoti im! Begatoje kohën e agimit për umetin (popullin) tim!” Duke falur namazet e drekës dhe të ikindisë në orën më të dendura të punës, përkujtojmë Allahun dhe çlodhim shpirtin tonë. Mes namazeve pushojmë, qetësohemi psikologjikisht dhe mbledhim energji për punët në vazhdim. Për shkak se kemi punuar duke u clodhur, puna jonë do të jetë edhe më e begate. Pas faljes së namazit të akshamit dhe të jacisë, bëjme llogarinë e dites dhe fleme me qetesine që na jep permbushja e detyrave tona ndaj Allahut. Allahu xh.sh thotë: “Fal namazin në dy anët e ditës dhe në orët e natës afër ditës.” (Bekare,153) “Padyshim që namazi e largon njeriun nga të këqijat dhe imoraliteti.” (Ankebut,45)

Namazi na meson të jemi gjithmonë të pastër

Kur marrim abdest për të falur namazin, ne pastrojmë pjesët e trupit që ndoten më shume ne jetën e përditshme. Ne i kushtojmë kujdes pastertisë së trupit, të veshjes dhe të vendit ku do të falim namazin. Duke marrë abdest ne i pastrojmë dhe lajmë disa herë në ditë duart, fytyrën dhe këmbët. Këto na japin mundësi ta kthejmë pastertinë në zakon.

Njëherë Pejgamberi ynë pyeti shokët:

Si mendoni? Nëse përpara derës së dikujt rrjedh një lumë në të cilin ai lahet pesë herë në ditë, a do ti mbesë në trup ndonjë papastërti? Shoket u përgjigjën:

Jo, asgjë

Ja pra, edhe pesë kohët e namazit kështu janë. Allahu, me pesë kohët e namazit, i fshin të gjitha gjunahet.”A

(Buhari, Mevakit 6, Muslim, Mesaxhid, 283)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit