3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Përfaqësuesit e Ligës Arabe takohen për të diskutuar rreth Kudsit

Më të lexuarat

KAJRO (AA) – Përfaqësuesit e përhershëm të Ligës Arabe zhvilluan një takim urgjent në Kajro të mërkurën për të diskutuar zhvillimet e fundit lidhur me Kudsin, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi u kryesua nga ambasadori saudit në Egjipt, Osama Nugali, ku mori pjesë gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul-Gheit.

“Takimi do të shërbejë si takim përgatitor përpara takimi të ministrave të jashtëm arabë të planifikuar për të enjten”, tha Nugali.

Takimi i ministrave të jashtëm, shtoi ai, do t’i kushtohet “diskutimit të të gjitha zhvillimeve të fundit pas vendimit të paligjshëm të SHBA-së për të zhvendosur ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Kuds”.

Takimi i së enjtes pritet gjithashtu të prodhojë një rezolutë të ligës që dënon zhvendosjen e ambasadës së SHBA dhe masakrën e fundit të forcave izraelite ndaj protestuesve palestinezë pranë kufirit në mes Gazës dhe Izraelit.

Të hënën, të paktën 62 palestinezë u martirizuan dhe mijëra të tjerë u plagosën nga forcat izraelite gjatë protestave.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, më shumë se 100 demonstrues palestinezë janë martirizuar nga zjarri i ushtrisë izraelite që nga fillimi i tubimeve në Gaza më 30 mars. Të paktën 7 të mitur dhe një fëmijë 8 muajsh janë në mesin e të vrarëve.

Palestinezët protestuan kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe në përkujtim të 70 vjetorit të Nakba-së (Fatkeqësia e Madhe).

Javën e kaluar, qeveria izraelite tha se protestat e vazhdueshme përgjatë kufirit të Gazës me Izraelin përbëjnë “gjendje lufte” në të cilën nuk zbatohej ligji ndërkombëtar humanitar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit