10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Izraeli dhe Egjipti nuk lejojnë avionë turq për Gazën

Më të lexuarat

LEFKOSA (AA) – Izraeli dhe Egjipti nuk u lejojnë avionëve turq të përdorin aeroportet e tyre për transportimin e palestinezëve të plagosur, tha të mërkurën zëvendëskryeministri turk, Recep Akdağ, raporton Anadolu Agency (AA).

Akdağ këto deklarata i bëri në Lefkosa gjatë diskutimit të tij me kryeministrin e Qipros Veriore Turke, Tufan Erhurman, mbi masakrën ndaj palestinezëve nga forcat izraelite përgjatë protestave në kufirin e Gazës.

Ai tha se Turqia fuqishëm e ka dënuar masakrën dhe u ankua për faktin se përpjekjet për të sjellë palestinezët e plagosur në Turqi u penguan nga Izraeli dhe Egjipti.

“Qëndrimi pranë vëllezërve tanë të shtypur është detyrë humane për ne”, shtoi ai duke denoncuar shtypjen nga SHBA dhe Izraeli në Gaza.

Të hënën, të paktën 62 protestues palestinezë ranë dëshmorë, dhe qindra të tjerë u plagosën si pasojë e hapjes zjarr nga ushtria izraelite ndaj protestuesve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit