5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Përfaqësuesit e Kryesisë së BI-së përcollën mesazhet për fillimin e muajit Ramazan

Më të lexuarat

Prishtinë, më 8 mars 2024

Në prag të fillimit të muajit Ramazan, përfaqësuesit nga Kryesia e BI-së, Medreseja “Alauddin” dhe Fakulteti i Studimeve Islame, përçuan mesazhet për fillimin e muajit Ramazan në këshillat e BI-së: Prishtinë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri, Ferizaj dhe Fushë Kosovë.

Ata përcollën urimet dhe përgëzimet e Myftiut Tërnava për fillimin e muajit Ramazan, duke përcjellë kështu mesazhet për paqe, solidaritet, unitet dhe ndihmë ndaj njëri-tjetrit.

Këto mesazhe i përcolli edhe sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, prof. Ahmet ef. Sadriu, i cili mbajti hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë. Ai tha se muaji Ramazan duhet të na shërbejë edhe më tepër për afrim dhe ndihmë të njërit-tjetrit. “Ramazani është një shkollë e cila na bënë më bujarë, më solidarë dhe më të afërt me njëri-tjetrin. Ta shfrytëzojmë këtë muaj me shtim të ibadeteve dhe adhurimeve, e në fund të tij të dalim fitimtarë e të pastruar nga mëkatet” – shtoi mes të tjerash sekretari Sadriu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit