1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përfaqësuesit e Fondacionit “Shejh Zayed” sollën dhurata për fëmijët e shtrirë në Spitalin e Pediatrisë në QKUK

Më të lexuarat

Prishtinë, më 4 mars 2024

Përfaqësuesit e Fondacionit “Shejh Zayed” të Emirateve të Bashkuara Arabe, së bashku me drejtorin e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, Behxhet ef. Ajvazin, kanë vizituar spitalin e Pediatrisë “Sheikha Fatima”, ku u pritën nga zëvendësdrejtori i QKUK-së, z. Osman Hajdari, si dhe nga drejtoresha e klinikës së Pediatrisë, znj. Violeta Grajçevci.

Gjatë takimit me zv.drejtorin e QKUK-së dhe drejtoreshën e klinikës, u diskutua për nevojat e klinikës, si dhe për mundësinë e përmirësimit të kushteve për trajtimin e pacientëve.

Drejtoresha e klinikës, znj. Grajçevci, falënderoi për bashkëpunimin që kanë pasur në ndërtimin e klinikës, si dhe më pas, i njohu mysafirët me punët që kryhen në këtë klinikë. Po ashtu u dakorduan që të bashkëpunojnë edhe më tutje në sjelljen e pajisjeve të ndryshme për këtë klinikë dhe klinika të tjera.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e Fondacionit “Shejh Zayed”, fëmijëve pacientë të shtrirë në këtë klinikë, u dhuruan veshmbathje dhe produkte të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit