0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Përfaqësuesi palestinez në OKB kritikon deklaratën e Këshillit të Sigurimit mbi armëpushimin

Më të lexuarat

Ne nuk e shohim të nevojshme një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas përfundimit të agresionit kundër popullit palestinez që nuk e mbështet popullin tonë në Jerusalem, në Shenjtëroren Fisnike Al-Aksa, në lagjen Sheikh Jarrah dhe në pjesën tjetër të territoreve të okupuara”,- tha Mansour.

Këshilli i Sigurimit kishte thirrur njëzëri të shtunën palestinezët dhe Izraelin të “respektojnë plotësisht armëpushimin“, duke theksuar nevojën për të siguruar menjëherë dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë.

Në deklaratën e tij të parë mbi agresionin brutal izraelit kundër Gazës, e cila zgjati 11 ditë, Këshilli shprehu keqardhje për “humbjen e jetëve civile”.

Lëshimi i deklaratave të Këshillit të Sigurimit kërkon miratimin e të 15 vendeve anëtare.

Gjatë periudhës së agresionit izraelit, Këshilli i Sigurimit dështoi në 4 seanca, të lëshonte një deklaratë në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza, për shkak të vetos amerikane.

Një armëpushim hyri në fuqi në premten herët (02.00 me orën lokale, 21.05.2021) midis fraksioneve palestineze (Hamas) dhe Izraelit, pas 11 ditësh agresion kundër Rripit të Gazës.

Agresioni brutal izraelit kundër territoreve të Autoritetit Palestinez dhe qyteteve arabe në Izrael që nga 13 prill ka lënë 274 dëshmorë, duke përfshirë 70 fëmijë, 40 gra dhe 17 të moshuar, ndërsa ka lënë më shumë se 8.900 të plagosur, gjendja shëndetësore 90 prej të cilëve konsiderohet “shumë shqetësuese”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit