1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Përfaqësues të Kushtetueses së Kosovës për vizitë në Turqi

Më të lexuarat

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetarja, znj. Arta Rama-Hajrizi, ka udhëtuar dje në Ankara, u njoftua nga kjo gjykatë.

Kryetarja Rama-Hajrizi dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë ftuar për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Zbatimi i aktgjykimeve përkitazi me ankesat kushtetuese dhe efekti i tyre”, i cili do të mbahet sot në kryeqytetin turk, transmeton Koha.net.

Simpoziumi organizohet me rastin e kremtimit të përvjetorit të 54-të të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Gjatë qëndrimit në Ankara, kryetarja Rama-Hajrizi do të takohet edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, z. Zühtü Arslan, bashkë me të cilin do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në emër të institucioneve që ata udhëheqin.

Memorandumi i bashkëpunimit përfshin një sërë aktivitetesh të përbashkëta në lëmin e hulumtimeve ligjore, të trajnimeve profesionale dhe të shkëmbimit të ndërsjellë të përvojave ndërmjet dy gjykatave kushtetuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit