-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Përfaqësues të BIK-ut morën pjesë në Forumin për Dialog dhe Paqe të mbajtur në Slloveni

Më të lexuarat


Në qytetin bregdetar Koper të Sllovenisë nga 17-18 qershor u mbajt Forumi për Dialog dhe Paqe në Ballkan nën moton ” Paqe ty Evropë, paqe ty Ballkan’. Në këtë eveniment morën pjesë një numër i madh personalitetesh e autoritete të rëndësishme të jetës fetare e kulturore në Ballkan. Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në forum morën pjesë shefi i kabinetit të Myftiut Mr. Besim ef Mehmeti dhe zv. Sekretari Kryesisë Rexhep ef. Luma. Krahas tyre në Forum ishin të pranishëm përfaqësues të Kishës Katolike, Kishës Ortodokse, Kishës Protestante dhe Komunitetit Hebrej nga shtetet: Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Kosova, Hungaria, Rumania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, gjithashtu Myftiu i Sllovenisë mr. Nevzet Poriq, dhe Myftiu i Sarajeves Dr. Nexhat Grabus. Forumi u organizua nën patronatin e Presidentes të Republikës së Sllovenisë, dr. Natasha Pirc Musar, e cila foli në fillim të Forumit. Ajo duke i përshendetur dhe falenderuar pjesëmarrësit në këtë Forum nënvizoi se është e rëndësishme të diskutohet për paqe, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. “Ju si përfaqësues fetarë mund të bëni shumë në këtë aspekt. Sa më shumë bisedime të tilla dhe projekte të përbashkëta, aq më pak do të ketë intolerancë dhe më shumë do të ketë kuptim se zgjidhja është paqja, jo konflikti. Na vjen keq që ende ekzistojnë ndarje dhe diskriminim në bazë fetare. Nëse dikush, mund të bën shumë, madje edhe hapa të rëndësishëm drejt bashkëpunimit, kuptimit reciprok, parandalimit të ndarjeve, pranimit të ndryshimit dhe diversitetit si pjesë e pandarë e shoqërive tona dhe kuptimit të një vizioni të përfshirë të të ardhmes, atëhere jeni ju lideret fetar.” theksoi presidenteja e Republikës së Sllovenisë.

Si delegat i Papës Franjo, në forum mori pjesë sekretari shtetit të Vatikanit Petro Parolin. Kardinali Petro Parolin në fjalën e tij, vuri në dukje se rajoni i Ballkanit dikur quhej fuçi baruti, por në të njëjtën kohë, “ne kemi parë edhe në rajon shumë shembuj të jashtëzakonshëm të bashkëjetesës midis anëtarëve të kombësive, kulturave dhe besimeve të ndryshme “. -theksoi ai. Megjithatë, sipas tij, sfidat në rajon mbeten. Ndër të tjera, është e nevojshme që vazhdimisht të investohet në kulturën e takimit “ që të mos mbizotërojë kultura e konfliktit ”, dhe theksoi dialogun si një nga aspektet e rëndësishme, “që është thelbësor në epokën aktuale të globalizimit ”. Në fund të forumit, pjesëmarrësit miratuan një deklaratë të veçantë me përfundimet e fundit. Në to, ndër të tjera, theksojnë se qëllimi i tyre i përbashkët është paqja, dhe të ftojnë të gjithë njerëzit, dhe në veçanti bëjnë thirrje për ata që gjenden në pozicione drejtuese, që të përhapin paqe dhe të përpjekën për të arritur paqen. Gjithashtu theksuan se ekstremizmi, terrorizmi dhe të gjitha format e dhunës dhe luftërave nuk kanë asnjë lidhje me besimin autentik dhe duhet të luftohen dhe zhduken si në shoqëri, ashtu edhe në nivelin e vet komuniteteve fetare. Ata gjithashtu vënë në dukje nevojën për takime të rregullta dhe kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta midis komuniteteve fetare të ndryshme në Ballkan, ku, për shkak të ndikimit të tyre historik dhe aktual, përgjegjësinë e veçantë e kanë Kisha Katolike dhe Ortodokse dhe Komuniteti Islam.

Vlenë të theksohet se Kosova në ketë forum paraqiti një shembull të jashtëzakonshëm të bashkëjeteses fetare duke u përfaqesuar bashkërisht nga kreu i Kishes Katolike Ipeshkvi Dodë Gjergji dhe pëfaqesuesit e BIK-ut.. Në emër të Myftiut Tërnav,a Forumin e përshendeti shefi i kabinetit të Myftit Tërnava, Mr.Besim Mehmeti. Ai falenderoi organizatorin për ftesën dhe respektin dhe sic nënvizoi kishte përgatitur ekspozenë e tij, por që theksoi se se ne në Kosovë, shqiptarët kemi një marrëveshje të pa shkruar që kur një udhëheqës fetar është të prezent, ai flet në emër të të gjithëve dhe që në këtë rast parëz foli Ipeshki Gjergji. Ky veprim mirëpritë dhe u vleresua lartë nga të pranishmit në Forum dhe u duartrokit gjatë nga të pranishëmit.

Po ashtu në nje takim të shkurtër Presidentja e Sllovenisë vleresoi lartë paraqitjen e përfaqesuesit e BIK-ut, duke çmuar shembullin e ofruar në konferencë, dhe bashkjetesë n fetare në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit