2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Përfaqësues nga Diaspora vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 9 gusht 2022

Drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takime të ndara Burhan ef. Mustafën, imam në Shoqatën Islame “Dituria” në Landskrona të Suedisë dhe Irfan Likën, kryetar i xhamisë “Gllarus” në Zvicër.

Drejtori Simnica shprehu falënderime për vizitën e mysafirëve, e më pas i njohu ata me punët dhe angazhimin e tyre si drejtori për mirëqenien e mërgimtarëve tanë. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që edhe më tej të jetë pranë mërgimtarëve sa herë që kërkohet një gjë e tillë. “Bashkësia Islame e Kosovës çdoherë do të jetë e gatshme që të intensifikoi edhe më bashkëpunimin e mirë që ka pasur dhe që vazhdon ende ta ketë me qendrat islame shqiptare në diasporë” – tha ndër të tjera z. Simnica.

Nga ana e tyre, z. Mustafa dhe z. Lika, shprehën falënderime për drejtorin Simnica dhe për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që ua kanë dhënë atyre.

The post Përfaqësues nga Diaspora vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit