8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Përfaqësues nga ambasada amerikane vizituan FSHI – në Shkup

Më të lexuarat

Një delegacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, në përbërje: Laura Burns, Borka Taneska dhe Adrian Shtuni, si dhe përfaqësuesja e Analytica Think Tank Organization, Kaltrina Selimi, qëndruan për vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, me çrast mbajtën edhe një ligjeratë përpara studentëve dhe misëmdhënësve.

Për hirë të respektit dhe bashkëpunimit të mirëfilltë me Ambasadën Amerikane në Shkup, delegacionin në fjalë e priti edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul-ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, së bashku me dekanin i fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi.

Pas një takimi të shkurtër në Dekanatin e Fakultetit, të pranishmit u nisën drejt amfiteatrit për të mbajtur ligjeratën me titull: “Ekstremizmi i dhunshëm në shoqëri- Ballkani përball ekstremizmit” nga magjistër Adrian Shtuni, ekspert për siguri nacionale dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Institutin NAVANTI GROUP – USA.

Ligjerata u zhvillua në formë të debatit, fillimisht duke ngritur disa pyetje mbi problemetikat më të rëndësishme që po ballafaqohet bota, si dhuna, ekstremizmi, terorrizmi etj.

Gjatë ligjeratës u tha se ekstremizmi i dhunshëm nuk identifikohet me asnjë fe dhe komb në botë. Ekstremizmi është dukuri negative që i bën dëm gjithë shoqërisë. Me ekstremizëm merren vetëm disa organizata ekstreme, jo shtetërore, që fokusin kryesor e kanë rekrutimin e individëve, me theks të veçantë bëhet rekrutimi i individëve që janë më të ri për nga mosha. U përmendën edhe shumë faktorë dhe metoda që kanë ndikim në rekrutimin e njerëzve kudo në botë për t’ju bashkangjitur organizatave ekstremiste, si kriza ekonomike, mos emancipimi dhe arsimimi i nevojshëm dhe cilësor, roli i mediave dhe rrjeteve sociale, etj.

Në përfundim të debatit Mr. Adrian Shtuni theksoi se duhet të kemi guxim të flasim hapur për këtë problematikë dhe sa më tepër të debatohet mbi këto tema në formë të debateve, konferencave dhe forumeve të ndryshme. Duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm nëpërmjet debateve të tilla ne e sensibilizojmë opinionin e gjerë, që me mendje të hapura dhe pa paragjykime t’i qasemi këtij fenomeni negativ që na tangon të gjithëve. Në shkencat e mjekësisë thuhet se: “parandalimi është më i mirë se kurimi i sëmundjes”, andaj edhe ne kemi mundësi që të kontribuojmë në parandalimin e këtyre fenomeneve negative në shoqëri. Personalisht kam dëgjuar se Ju si institucion, pra Bashkësia Fetare Islame këtu në Maqedoni, me në krye kryetarin, Sulejman ef. Rexhepi ka bërë shumë në drejtim të informimit me qëllim të parandalimit të të rinjëve nga Maqedonia për t’ju bashkangjitur organizatave ekstremiste në luftërat e lindjes së largët, theksoi Mr. Adrian Shtuni.

Në fund dekani i Fakultetit e falenderoi delegacionin e Ambasadës Amerikane për vizitën dhe ligjeratën, duke shtuar se ne si institucion i arsimit të lartë jemi të hapur dhe ndjehemi krenar që kemi një institucion mik, si Ambasada e SHBA-së në Shkup. Andaj, ngelim me shpresë se organizime të ngjashme do të kemi edhe në të ardhmen.

FSHI – Shkup,

05.05.2016

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit