Paqja qoftë mbi ju!
Çdo ditë e më tepër, bota perëndimore zhytet thellë e më thellë në shtazëri dhe kafshëri.
Një fenomen i frikshëm që ka filluar të shtrihet gjithandej në Evropë: të rinj dhe të reja që bëjnë jetë sikur qenë.
Kështu u shfaq edhe termi “qentë njerëzorë.”
Janë shfaqur incizime të shkurtra ku shihen të rinj që kalojnë pushimet e tyre javore në llucën (baltën) e derrave.
Nxënës dhe nxënëse të cilët në shkollat e tyre identifikojnë veten si mace, kuaj dhe dinozaurë.
A janë në të vërtetë kafshë dhe shtazë?
Jo, janë edhe më të humbur (lajthitur) nga rruga e drejtë.
“Qentë njerëzorë” është një fenomen në qendër të të cilit janë një grup individësh që zgjedhin të bëjnë jetë sikur të qenve. Veshin rroba të qenve, të punuara nga lateksi dhe lëkura dhe me të tjerët bëjnë jetë qensh, i trajtojnë sikur të jenë qenë, shëtisin me ta nëpër rrugë sikur të jenë qenë. Ky fenomen vetëm në Britani ka përfshirë e rrëmbyer hiq më pak se njëzetmijë individë, shifra këto që vazhdojnë gjithnjë e më shumë të rriten.
Ky fenomen ka filluar tani të përhapet edhe në vende tjera, si në Kanada, Australi dhe Amerikë.
Ideja mund të tingëllojë fillimisht e çmendur por nëse mendon si një jobesimtar, ateist, apo dikush që nuk beson fare në Zotin dhe në Ditën e Llogarisë, që nuk ka parime, principe, vlera, dhe që veten në fakt nuk e sheh njeri por si një kafshë e avancuar gjendja e të cilit nuk ndryshon nga ajo e majmunit; njeri i cili nuk ka ndonjë qëllim pse ekziston; njeri i cili të thotë se nuk është tjetër veçse një mbetje kimike që jeton në një planet të vogël, prandaj për të këtillët kalimi nga jeta humane në jetë qensh është shumë normal. Madje, me habi të pyesin: E përse të mos veprojmë kështu?! Më lini ta provoj këtë lloj jete sepse përvoja është argumenti më i mirë. Më lini ta provoj jetën në një mënyrë tjetër, në mënyrën që ma mundëson të shprehem për veten time, mbase mund të çlirohem nga presioni vrasës i jetës materialiste, mbase mund ta gjej qetësinë në jetën e kafshëve.
***
Qentë njerëzorë janë përhapur gjithandej në Evropë.
Qentë njerëzorë nënkupton që njerëzit shndërrohen në qenë, që nuk duan të bëjnë jetë njerëzish; njerëz që të thonë: unë nuk dua të jetoj si njeri por si qenë sepse jeta e qenit është më e mirë se ajo e njeriut.
Ata tanimë kanë edhe dyqanet e tyre ku shesin bishta të qenve, maska me fytyrë qensh, zinxhirë. Ky fenomen është përhapur gjithandej nëpër Evropë. Në mesin e tyre inxhinierë, oficerë, njerëz me grada të larta…
***
Natyrisht, tani që numri i kafshëve njerëzore është rritur, prania e njerëzve të këtillë është bërë realitet. E ky fakt i ka bërë tregtarët të lëvizin. E keni parasysh se vendet perëndimore janë materialiste dhe kapitaliste, vende të konsumit, kështu që kanë përfituar nga ky fenomen për ta shndërruar atë në tregti dhe biznes. Janë hapur dyqane të veçanta për kafshët njerëzore. Mjafton ti të përcaktohesh për kafshën që dëshiron të jesh, e ne t’i sigurojmë të gjitha gjërat e nevojshme për këtë lloj kafshe. Dhe jo vetëm kaq. Tanimë ka edhe instruktorë të kafshëve njerëzore të cilët i trajnojnë dhe stërvitin se si jetojnë kafshët, si lehin qentë, për të mos u ndalur këtu por për të vazhduar edhe me gara evropiane për qentë njerëzore, gara për atë se cili nga këta qenë leh më së miri, e madje edhe gara në nivel evropian për qenin më të mirë njerëzor.
Një djalosh anglez, që është pjesë e këtij grupi individësh që bëjnë jetë prej qensh, thotë të ndjehet i lumtur dhe i gëzuar me këtë jetë që bën. Duke folur për arsyen e tij pse ka kaluar në këtë mënyrë jetese, ka thënë: Kjo për arsye se qentë bëjnë jetë të qetë, të atillë çfarë nuk mund ta besosh. Qentë nuk duhet të shkojnë në punë, qentë nuk lëndohen për shkak të problemeve humane e emocionale, qentë nuk kanë ndjesi për të ardhmen, qentë flenë 16 orë në ditë dhe po të mund të flija gjatë e të mos zgjohesha që të ballafaqohem me stresin e vazhdueshëm do ta konsideroja veten se jam me fat.
Ky i ri dhe mijëra tjerë të ngjashëm me të tani jetojnë si qenë, hanë si enë dhe luajnë me lodra të veçanta për qentë, flenë si qentë. Edhe gjumin madje e bëjnë në një kafaz të ngushtë si qentë.
I falënderuar qoftë Allahu për nderimin që na ka bërë me Islam e mendje!
Tani të flasim për një kafshë tjetër, derrin.
Të rinj dhe të reja në Evropa që duan të jetojnë si derra.
Derri, kjo kafshë e ndyrë dhe e neveritshme emri i së cilës lidhet për papastërtinë dhe ndyrësinë dhe jeta e së cilës lidhet për baltën dhe përlyerjen. Por për të rinjtë perëndimorë derri paraqet jetën modeste, jetë të qetë, larg trysnive dhe presionit të jetës njerëzore. Një kanal televiziv në Britani, Kanali 4, ka publikuar një raport të frikshëm për të rinjtë dhe të rejat në Britani që paguajnë shuma të mëdha parash, paramendoni paguajnë para, vetëm e vetëm për të bërë jetë derrash.
E keni parasysh, shndërrohen në derra, jo falas por me pagesë, paguajnë 1200 paundë në vikend për të bërë jetë të derrave. Pra, gjatë tërë javës mund të jetë drejtori me nam dhe i respektuar në mesin e nëpunësve dhe, në kohën kur të tjerët dalin në piknikë, ai shkon për ta kaluar kohën në baltë e stallë derrash bashkë me shokët e vet derra njerëzorë. Shkojnë dhe çirren në baltë, përlyhen e përlloçen në baltë, dhe hanë siç hanë derrat. E në fund të ditës mbyllen në kafaze prej druri, mu ashtu siç veprohet me derrat e ndyrë. Gjatë një takimi me njërin prej këtyre derrave njerëzore, habitesh kur e sheh se sa i lumtur e i kënaqur shfaqet sepse e ka gjetur lumturinë e vet në baltën e derrit. Raporti përfshin dhe një detaj shokues. Vendqëndrimet e derrave janë duke u frekuentuar gjithnjë e më shumë nga derrat njerëzorë për shkak të konsideratës së tyre se janë si antidot popullor për jetën stresuese dhe ngulfatëse.
Raportet e huaja nënvizojnë se këta të rinj provojnë të bëjnë dy jetë në të njëjtën kohë: jetë normale njerëzore gjatë kohës sa janë në punë ose studime dhe jetë shtazarake siç enë, derr apo çfarëdo kafshe tjetër kur janë jashtë punës ose studimeve, që të kënaqen nga nënçmimi dhe përbuzja që përjetojnë. Paramendoni nivelin ku kanë rënë perëndimorët. Pasi janë ngopur me të drejta e liri, me luks e shfrenime, tani kënaqësinë e gjejnë në jetë derrash, i poshtëruar duke ecur me katër këmbë.
Pavarësisht tërë kësaj shtazërie e kafshërie të tyre që përmendëm, krahasuar me atë që pritet të ndodhë në të ardhmen, konsiderohet normale.
Mbase mund të del ndonjë mysliman injorant, apo hipokrit shpirtlig, apo ndonjë sekularist i dëshpëruar ose ndonjë oportunist që ndjek verbërisht perëndimin dhe të thotë se jeni duke i hyrë në hak perëndimit sepse, sipas tyre, bëhet fjalë për një grup të vogël njerëzish, por jeni ju, islamistët, që po e stërmadhoni këtë fenomen. Në çdo vend ka njerëz të këtillë të çmendur e budallenj prandaj ju duhet ta merrni për bazë, shih sa manipulues që janë, ju duhet ta merr për bazë elitën intelektuale, elitën e arsimuar, jo këtë grup njerëzish që bëjnë përjashtim nga pjesa tjetër e shoqërisë.
Mirë.
Çfarë thoni ju nëse pikërisht kjo shtesë intelektuale dhe legjislative e perëndimit ka filluar ta ligjësojë këtë shtazëri?
Në fillim të shfaqjes së tyre, këto fenomene kanë qenë të rralla dhe të papranuara në perëndim dhe më shumë ngjanin me anekdota se me realitet, për të kaluar më pas në fazën e dytë, atë të pranimit. Tani ka arritur në fazën e tretë, atë të ligjësimit. Tani janë duke punuar në përgatitjen e ligjeve të cilat mbrojnë të drejtat e këtyre njerëzve. Janë duke përpiluar ligje të cilat mbrojnë këta njerëz nën moton e të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes për vetveten, pranimin e diversitetit kulturor. Pas kësaj faze pason faza e nxitjes dhe motivimit për sjellje të këtilla kafshërore.
***
Zonja dhe zotërinj!
Jam këtu për të kërkuar falje…
Përse përmende në fillim zonjat?! Kjo është seksiste.
Ishte thjesht një përshëndetje.
Më lejoni t’ia filloj nga e para. Zotërinj dhe zonja!
Sigurisht, sepse ti je mashkull.
Mirë, më fal, unë…
Njerëz!
Hej, unë e identifikoj veten time si top basketbolli.
Në rregull. Njerëz dhe topa basketbolli.
Unë jam papagall që flet pa kuptuar.
Mirë. Njerëz, topa basketbolli, papagaj që flasin dhe çfarëdo qofshi…
Çfarëdo? E saktë është “kushdo”.
Askush nuk të do ty Mari.
Mirë, a mund të qetësoheni?
Tani po tingëllon sikur një polic.
Kjo më bën të ndihem keq.
Çdo që gjë që më bën të ndihem keq në 2017 duhet të jetë ilegale…
E dini çfarë? Mallkuar qofshi!
***
Një lajm taze nga Britania. Nxënës dhe nxënëse të cilët nuk e identifikojnë veten e tyre si njerëz por si mace, kuaj dhe dinozaurë, dhe të cilët mësuesit e mësueset duhet t’i trajtojnë sipas prirjeve të tyre, pa i kundërshtuar aspak.
Ja një lajm tjetër për atë se çfarë ndodhë në shkollat në Britnai. Një nxënës në një shkollë në Britani ka veshur një pelerinë të zezë me një pjesë të bardhë duke e identifikuar veten si hënë. Mësuesit duhet ta pranojnë pa u tallur. Shfaqja e çfarëdo pakënaqësie nga këto veprime do të llogaritet diskriminim ndaj dëshirave të fëmijës. Në Uells mësuesja ka parashtruar një pyetje ndërsa nxënësja i është përgjigjur: mjau, mjau! sepse ajo e sheh veten e vet si mace ndërsa mësuesja, sipas udhëzimeve që ka, nuk ka të drejtë ta kundërshtojë.
Teresha Shoq, e cila punon në një organizatë për të drejtat e fëmijëve në shkolla, thotë se shkolla që ndëshkon fëmijët që identifikojnë veten e tyre si kafshë, i shkel të drejtat e tyre. Kjo, sipas saj, shkollën do ta bëj një vend jo të sigurt për të vegjlit. Tutje në raport qëndron se mësuesit e kanë për obligim të miratojnë dhe të mos refuzojnë këto veprime të nxënësve dhe këtë kredo të re, ndryshe, do të merren masa ndaj tyre e mbase edhe mund të mbesin pa vend të punës fare.
Bota nuk ka përjetuar një periudhë në të cilën ka mohuar Zotin, ka luftuar vlerat dhe përhapjen e të këqijave siç është duke ndodhur në këtë kohë.
A do të mbaron puna me kaq?
Nuk ma merr mendja.
Ky është vetëm fillimi ndryshe e ardhmja do të jetë edhe më e hidhur e më e shëmtuar.
Bëhuni gati për këtë luftë të tmerrshme armë e së cilës janë ateizmi dhe shthurja ndërsa shënjestër feja dhe morali.
Përhapja e të këqijave që shohim sot në perëndim dhe luftimi i natyrshmërisë, ligjësimi i shtazërisë dhe nxjerrja e ligjeve që kriminalizojnë të gjithë ata që nuk ndajnë të njëjtën rrugë me ta, kjo që njeriun perëndimor e ka zhytur në këtë greminë nuk është tjetër vetëm se si pasojë e largimit nga adhurimi i Zotit. E braktisë adhurimin për Zotin duke menduar se është bërë i lirë, është çliruar, bën çfarë të dojë, duke harruar në fakt se, nëse e braktisë adhurimin për Zotin, ikën nga një robëri për të hyrë në një tjetër. Për dallim nga ai që jeton si rob i Allahut dhe që bën jetë të çliruar nga çfarëdo robërie tjetër, ky do të bëhet rob i injorancës së vet, pasurisë kalimtare dhe epshit shthurës e çorientues. Ky i mjerë do të jetojë në këtë botë si rob i çdo gjëje, përveç Allahut.
Qoftë i mjerë adhuruesi i dinarit dhe dërhemit, qoftë i mjerë adhuruesi i epshit, qoftë i mjerë e i humbur, e nëse i ndodhtë ndonjë e keqe, mos shpëtoftë!
Allahu im, na bë prej robërve Tu të sinqertë!
Përktheu:
Dr. Sedat Islami
Për më shumë video:
https://www.youtube.com/@dr.sedatislami/