Është larguar pa gjurmë, personi që e ka braktisur foshnjën në pragun e një shtëpie, në Northamptonshire të Anglisë.
Pronarët e shtëpisë e kanë njoftuar Policinë pasi kanë gjetur para derës foshnjën në kuti kartoni.
Foshnja që besohet të jetë mes një dhe katër javësh, ka qenë e mbuluar me një batanije të kaltër dhe ka pasur të veshur vetëm një pelenë, transmeton Telegrafi.
Vajza me flokë dhe sy të zi, ka qenë duke qarë kur është gjetur nga pronarët e shtëpisë.
Asnjë gjurmë nuk lë të kuptohet se kujt i përket ky fëmijë, apo kush e ka dërguar deri aty.
Në anën tjetër, foshnja që gëzon shëndet të plotë, është dërguar në një qendër për kujdes shëndetësor.
Nuk na mbetet të shtojmë tjetër, vetëm të vëm gishtin në kokë e të pyesim nga po shkon humaniteti në këtë botë?