3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Përdoruesit e Facebook-ut në zbritje

Më të lexuarat

ComScore ka publikuar disa të dhëna ku thuhet se rritja e përdoruesve të Facebook për muajin prill ka shënuar një rënie dramatike, pasi që rrjeti social është rritur vetëm 5 për qind, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo rritje ka qenë 24 për qind, ose 89 për qind në prillin e vitit 2010.

Në anën tjetër, përdoruesit kanë shpenzuar rreth 6 orë në muaj për prillin e këtij viti, ose 16 për qind, ndërsa kjo rritje ishte 23 për qind në 2011, ose 57 për qind në 2010.

Megjithatë, ka shumë media që shtrojnë pyetje nëse këto të dhëna kanë rëndësi, pasi që Facebook ka kohën më të madhe të shpenzuar në faqe në internet, apo nga 221 milionë përdorues të internetit në SHBA, Facebook ka rreth 71 për qind të tyre si përdorues aktiv, ndërsa tregje të reja për rritje konsiderohen vendet e mëdha si Rusia, Kina, Japonia apo edhe Korea e Jugut.

Çka është edhe më me rëndësi të thuhet, është fakti se Facebook tani po rritet edhe nga telefonat e mençur mobil, pasi që përdorimi i këtij rrjeti social tani po bëhet më shumë nga telefoni sesa nga kompjuterët personal.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit