3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Përdorimi i telefonave, fajtor për vdekjen e këmbësorëve

Më të lexuarat

Një rritje e numrit të vdekjeve të këmbësorëve në Amerikë ka bërë që pjesërisht faji t’i vihet përdorimit të telefonave të mençur gjatë vozitjes apo kryqëzimit të rrugës.

Shoqata për Siguri në Autostradë në Amerikë ka vlerësuar se 6 mijë vdekje të këmbësorëve kanë ndodhur më 2016, numri më i lartë në më shumë se 20 vite.

Në gjashtë vitet e fundit, fatalitetet janë rritur për katër vite më shumë, shkruan BBC, transmeton KK.

“Një faktor i fundit që kontribuon në rritjen e fataliteteve të këmbësorëve mund të jetë përdorimi në rritje i telefonave të mençur nga përdoruesit e rrugës, e që mund të jetë një burim i konsiderueshëm i shpërqëndrimit për vozitësit dhe këmbësoët”, deklarohet në raport.

Faktorët e tjerë si shpejtësia e tepruar e alkooli po ashtu përmenden si shkaktarë kryesorë të këtyre vdekjeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit