-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përdorimi i tabletit para gjumit ndikon negativisht

Më të lexuarat

Hulumtimi i kryer në Shkollën e Mjekësisë në Harvard ka treguar se personat që përdorin e-lexues dhe tabletë kanë më shumë vështirësi të flenë sesa ata që lexojnë libra.

Studimi ka përfshirë 12 njerëz të cilët i kanë kaluar pesë ditë duke lexuar libra dhe pesë ditë duke lexuar përmbajtje nga iPadi.

Mostrat e marra të gjakut nga pjesëmarrësit e studimit, të cilët përdorën tabletë, treguan nivele të ulëta të hormonit të gjumit, melatoninës, transmeton Koha.net. Ata kishin nevojë për më shumë kohë që të flenë, ndërsa gjumi i tyre nuk ishte i thellë. Në mëngjes ata u zgjuan të lodhur.

Shkaku i problemit me gjumë janë gjatësitë valore të kaltra të cilat i emetojnë pajisjet si tabletët dhe ndriçimi LED. Ato e ngatërrojnë “orën e trupit” dhe e ngadalësojnë tajitjen e melatoninës.

“Drita e emetuar nga e-lexuesit dhe tabletët shndrit direkt në sytë e përdoruesit, ndërsa në
rastin e librave nga letra përdoruesi është i ekspozuar vetëm ndaj reflektimit të dritës nga faqet e librit”, tha udhëheqësi i studimit, prof. Charles Czeisler.

“Mungesa e gjumit e rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, obesitetit, diabetit dhe kancerit. Na shqetëson mungesa e melatoninës tek personat të cilët kanë përdorur kompjuterë tabletë gjatë hetimit”, shtoi Czeisler.

Hulumtuesit u këshillojnë përdoruesve të kompjuterëve tabletë që ta shmangin përdorimin e pajisjeve të tyre në orët e mbrëmjes, ose të paktën ta ulin ndriçimin e ekranit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit