1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024


Përdhunimet, mizoria tjetër në Gaza

Më të lexuarat

Dëshmi të frikshme për krimet e ushtrisë izraelite: gruaja që humbi aftësinë për të folur…

Aktivistët palestinezë kanë publikuar një histori tronditëse të përdhunimit të një gruaje shtatzënë nga ushtarët izraelitë në kompleksin mjekësor Al-Shifa në qytetin e Gazës.

Aktivistët cituan bashkëshortin e gruas që u përdhunua nga ushtarët okupatorë: “Ata e urdhëruan të hiqte rrobat dhe filluan ta rrihnin. Ajo i tha atyre: Jam shtatzënë në muajin e pestë, mos më rrihni.’ Pastaj vazhduan ta rrahin dhe pas një kohe i nxorën të gjitha gratë përveç gruas shtatzënë dhe fëmijëve të saj. E morën para burrit dhe fëmijëve të saj ku e përdhunuan. Ata i urdhëruan burrat të mos mbyllnin sytë sepse do të pushkatoheshin.

Kjo dëshmi përkon me zbulimin e një gruaje palestineze të quajtur Jamila Al-Hassi, e cila ishte e rrethuar pranë Kompleksit Mjekësor Al-Shifa, se ushtarët e ushtrisë izraelite përdhunonin dhe vrisnin gra pranë kompleksit.

Në një bisedë telefonike me Al Jazeera të shtunën, ajo tha se forcat pushtuese dogjën dhe vranë familje të tëra.

Ajo deklaroi: “Nuk kemi as ujë për të agjëruar dhe nuk dimë ku të shkojmë”.

Gjithashtu, mjekët kanadezë vullnetarë në Gaza raportuan se gratë poshtëroheshin seksualisht nga forcat okupuese izraelite para familjeve të tyre. Profesoresha klinike, dr. Aliya Khan transmetoi dëshmitë e mjekëve kanadezë për tmerret e spitaleve në Gaza.

“Gratë në Gaza po përdhunohen dhe kjo nuk po hetohet apo raportohet”, tha Khan. “Askush nuk flet për këtë në mediat perëndimore. Sapo mora një raport nga kolegu ynë mjekësor kanadez në terren në Gaza se spitali Al-Khayr, i cili ndodhet pranë spitalit Nasser, është sulmuar.

Ndihmësi informoi mjekun se gruaja u përdhunua për dy ditë derisa humbi aftësinë për të folur. Një grua tjetër në Spitalin Nasr u zhvesh nga rrobat e saj nga ushtarët izraelitë para burrit dhe vëllait të saj dhe kur njëri prej tyre morri rrobat për ta mbuluar, ushtarët izraelitë vranë të dy vëllain dhe burrin e saj. Këto janë raporte të besueshme të mjekëve kanadezë që punojnë në Gaza”, rrëfeu ajo.

“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve tanë dhe OKB-së që të hetojnë këto krime lufte”, shton ajo, “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konfirmuar se po kryhet gjenocid dhe i ka kërkuar Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë menjëherë këto sulme. Megjithatë, ata jo vetëm vazhduan sulmin ndaj popullatës civile në Gaza, por edhe e intensifikuan atë me shpërfillje të plotë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit