1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përdhunim në grup dhe vrasje: Jeta në burgjet më të këqija

Më të lexuarat

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Burgjet e shtetit Pernambuco në Brazil janë vlerësuar si ndër më të këqinjtë në botë, zona ku praktikisht nuk ekziston ligji dhe ku të burgosurit i shesin kokainë njëri-tjetrit dhe vrasin këdo që u ka borxh para.

Shefat e këtyre burgjeve janë kaq të frikësuar nga të burgosurit, sa më të rrezikshmëve u japin vetë çelësat e qelive.

Këta njihen edhe si ‘chaveiros’ ose ‘çelësambajtësit’.

Ata ushtrojnë kontroll për të ruajtur rendin e qetësinë në burg.

Kështu thuhet në një raport të ‘Human Rights Watch’.

Në raport thuhet se në fakt janë ‘chaveiros’ ata që drejtojnë burgjet në mënyrë mizore, sëmundjet janë të kudogjendura dhe personat vulnerabël përdhunohen në grup.

HRW ka dokumentuar raste të të burgosurve vulnerabël, të cilëve iu vendosen qese plastike në kokë, iu lidhen duart nga pas dhe përdhunohen në grup.

‘Chaveiros’ jetojnë në luks në qeli private me televizor, frigorifer, banjo, madje edhe shërbëtorë personalë.

Këta të fundit njihen si ‘chegados’.

Një i burgosur homoseksual, i quajtur Paulo, 34 vjeç, tha se ai është përdhunuar në grup në qelinë e tij, të cilën e ndan me 67 burra.

‘Çelësambajtësit’ japin me qira baraka dhe ambiente të sigurta brenda burgut, për një pagesë që shkon deri në 500 euro në muaj.

Megjithatë dy të burgosur thonë se janë përdhunuar në grup edhe pse ishin në këto zona të mbrojtura.

Përdhunuesit nuk përdorin prezervativ në një shtet ku niveli i AIDS në burgje është 42 herë më i lartë se mesatarja e Brazilit.

Në këtë shtet të Brazilit janë strehuar 32 mijë të burgosur, kur kapaciteti është vetëm 10 mijë.

Liveleak.jpg
Liveleak.jpg

6 7 8 9 10

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit