Deklarata e kryeministrit japonez në një përvjetor humbjeje
Kryeministri japonez Fumio Kishida u zotua të hënën, në 77-vjetorin e kapitullimit të Tokios në Luftën e Dytë Botërore, se vendi nuk do të shkojë më kurrë në luftë.
Anëtarët e qeverisë shënuan ditën duke vizituar faltoren e diskutueshme Yasukuni, një veprim që do të zemërojë Kinën dhe Korenë e Jugut.
Në tempull u jepet nderimi 14 liderëve të luftës nga Lufta e Dytë Botërore, por të cilët u shpallën kriminelë lufte para Tribunalit Aleat, raporton Reuters.
Kishida nuk e vizitoi Yasukuni,-n por drejtoi lutjet në këtë tempull nga Tokio, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.
“Ne kurrë nuk do të kalojmë tmerret e luftës. Ne do të vazhdojmë ta mbajmë këtë premtim. Në një botë ku konfliktet nuk qetësohen, Japonia është lider aktiv në paqe”, tha Kishida.
Zyrtari i lartë i qeverisë Hirokazu Matsuno tha se ishte “e natyrshme që çdo vend të respektojë ata që dhanë jetën për atdheun”, duke shtuar se Tokio do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet me fqinjët e saj, përfshirë Kinën dhe Korenë e Jugut.
Japonia iu dorëzua aleatëve më 15 gusht 1945 dhe zyrtarisht nënshkroi kapitullimin më 2 shtator. /tesheshi.com/