2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Përallat” që ndryshuan botën por jo edhe Baton Haxhiun

Më të lexuarat

Nuk quditemi me deklarata te tipit paushall si kjo e Batonit, mendoj se te tilla ka pasur dhe do te kete edhe ne te ardhmen e aq me shume kur jemi te vetedijshem se vijne nga njerez qe jan prodhim i komunizmit dhe larmani ne mes te demokracis dhe servilizmit pa kushte andaj si te tilla nuk duhet te i emocionojne myslimanet dhe te flasin me avazin e njejte.
Deklarata e Batonit eshte me shume per te qene IN dhe per tu srevilosur per ata qe e paguajne dhe per te deshmuar lojalitetin ndaj tyre dhe e dyta per te u perngjare blogereve nderkombetar ne emer te liris se shprehjes, por ne asnje menyr nuk guxon te thote per pjestaret e komunitetit krishter se po ndegjojne perralla sepse aty pazari i del me humbje.
Mirpo kur Batoni tha se ne xhami mesohen perralla ai nuk e ka pas ne mendje te ofendoj myslimanet e Shqiptare por ne pergjithesi Islamin dhe po te ndiqej mentaliteti i keti tipi deri ne funde mesiguri se ne thellesin e tyre pak do te dallonin nga ideologjit si ato ne MIANMAR ose ne Kine etj, por e mira e gjithe kesaj eshte se ne Kosove jane plot 97% mysliman te vetedeklaruar ne regjistrimet e fundit.
Te kalojme pak tek “perrallat e xhamis” te cilat Batoni po i nenqmon mirpo te cilat perpos qe e kane mbrojtur popullin tone nga shume fatkeqesi ato “perralla” kane ndikur ne rrafshin global per te miren e njerzmit.

 

Batoni duhet te dije se levizjet e medha kombetare jane bere pikerishte nga njerezit qe jane ushqyer jashtezakonishte me keto “peralla” vije fjala Ismail Qemailin, Ymer Prizrenin, Naim e Abdyl Frasherin, Mulla Idriz Gjilanin, qe te gjithe te perfunduar Medreset, mbi 40 imam te vrare gjate luftes se fundit ne Kosove dhe mbi 100 tjere vetran ose ivalid te gjithe te frymezuar nga keto”perralla” per mbrojtjen e atdheut, ndersa komunitetet tjera as gojen se kan qele ne kete drejtim sidomos gjate luftes se fundit, mbi 250 xhami te djegur nga ana e Serbeve per ta rrealizuar enderren tende qe mos te tregohen “perralla” te cilat po i merzisnin pushtuesit.
Baton edhe sote e kesaj dite xhamite vazhdojne te tregojne “perralla” me shume se kur ne dobi te atdheut, duke luftuar drogen, prostitucionin, vellavrasjen, krimin e organizuar, ryshfetin, atdhedashurine,etj.

 

Baton “perrallat” qe ti po i permend frymezuan dhe ndryshuan ne shume drejtime boten ne pamundesi per ti permendur te gjitha po ndalem vetem tek disa p.sh. keto “perralla” frymezuan AL-Xhabbarin {Alxhebren}, frymezuan AVI CENEN {IBEN SINAIN},frymezuan zbulimin e ores, zbulimin e numrave matmatikor qe sote i perdorim, zbulimin e pompave te ujit, operimin e hapur, kafene, rrumbullaksine e Tokes, po mos te ishte ky frymezim pa dyshim qe sote do te mungonte edhe kompjuteri madje edhe makina e pistonave etj.
Ketyre “perrallave” u besuan dhe i admiruan njerez qe e gjith bota i ka si model si Tolstoi i cili thoshte “Përsa i përket preferencës së Muhamedanizmit ndaj ortodoksisë … unë vetëm mund të simpatizohem me gjithë shpirt me këtë ndryshim. Nuk është e çuditshme për mua të marr vesh që ata e kanë vendosur Muhamedanizmin mbi idealet kristiane dhe doktrinën kristiane në kuptimin e tyre të vërtetë. Nuk ka dyshim që Muhamedanizmi sipas formave të jashtme të tij qëndron shumë më lart se ortodoksia e kishës.

 

Kështu, nëse personit i jepen vetëm dy zgjedhje, të mbajë ortodoksinë e kishës apo Muhamedanizmin, për çdo person të arsyeshëm nuk mund të ketë dyshim në zgjedhje dhe të gjithë do të preferojnë Muhamedanizmin me njohjen e një doktrine, Një Zot dhe profeti i tij, në vend të asaj doktrine komplekse dhe të paqartë, në hyjni – trinitete, shlyerje, kungime, shenjtorë dhe imazhet e tyre dhe shërbimet komplekse hyjnore…” Clear Glade, Mars, 15, 1909.
Njëri nga francezët më të njohur në botë, Napoleon Bonaparta, në lidhje me Kuranin dhe Muhamedin a.s. ka thënë:
“Mojsiu e shpalli fenë e Zotit te populli i tij. Jezusi te bota romake, ndërsa, Muhamedi te e gjithë bota.
Arabia ishte një shtet pagan. 600 vjet pas Jezusit, Muhamedi i prezantoi botës besimin në një Zot të vetëm, I Cili është Zoti i Ibrahimit, Mojsiut, dhe i Jezusit.”
Muhamedi shpalli se Zoti është një, Ai nuk ka as baba as djalë dhe se triniteti imponon mendimin idhujtar.
Shpresoj se nuk është larg koha kur do të kem mundësi të bashkoj të gjithë njerëzit e mençur dhe të arsimuar të botës dhe të vendos një administrim të vetëm pikërisht në parimet e bazuara në Kuran, parimet e vetme që mund t’u japin lumturinë njerëzve.”
Edward Montet, profesor i Universitetit të Gjenevës, shpreh mahnitjen e tij ndaj Islamit, shpjegon dispozitat e tij, lavdëron Kur’anin dhe thotë se Muhamedi a.s., me reformat e tij, i ka bërë shërbim të pakufishëm njerëzimit, prandaj, meriton të numërohet, ndër mirëbërësit dhe reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit. Në veprën e tij “Muhammedi dhe Kur’ani”, për Muhamedin a.s., veç të tjerash, thotë: “Muhammedi a.s. kishte karakter fisnik, sjellje të jashtëzakonshme, fjalë bindëse, të drejta dhe tërheqëse e shume te tjere te cilet edhe kane fituar qmimin NOBEL dhe i permbahen me fanatizem asaj qe porositet nga keto vende te “perrallve”.

 

Madje koridoret e universiteteve boterore si ai i Harwardit e Kembrigjit dekorohen me vargjet e ketyre përrallave!!!
Kur te i shohim gjithe keto perfundime te ketyre njerezve me kaq autoritet dhe me sinqeritet i thone gjithe keto fjale vijme ne perfundim se Baton Haxhiu ose eshte me i menqur se gjith ky frymezim, ose me i menqur se gjithe keta njerez ose eshte nje budalla i pandreqeshem i cili vazhdon ne servilosjen e tij ndaj atyre qe i japin per te ngrene.
Baton vazhdo ngrite karrieren tende tek pasaniket e pasluftes, dhe te disa deputet, e disa kryetar partish, ISLAMI DHE “PERRALLAT” E TIJ NUK I MERR VESH GJETHKUSH POR VEQ DY MILJARDE NJEREZ GJITHANDEJ, DHE NJE GAME E MADHE E NJEREZVE ME NAM BOTEROR.
Thote Zoti xh.sh.:”  E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: “Legjenda të të parëve!”
Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.
Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.
Pastaj ata do të hyjnë në xhehennem.
Dhe do t’u thuhet: “Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!
Kur’an 83:13-17

 

Ligjeruesi i “perrallave”
Enes Limani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit