Ditë më parë në emisionin e tij, Batoni publikisht tha se Hoxhallarët në Xhamia tregojn përalla,dhe megjithatë janë të frekoentuar më shumë se ligjeratat në Universitet!
Ajo që ndodhi në TV KLAN,kur u rrahën dy deputetët e Kuvendit Frashëri dhe Zeka,tregon më së miri se Batoni u bë përallë,ngase grushtat u derdhën në shtëpin e tij,në TV KLAN.Batoni mbanë përgjegjësi për këtë akt për dy arsye:a)-Ngjarja tronditëse ndodhi në shtëpin e tij.b)-TV Klani,shtëpia e tij prodhon provokim dhe rebelim të mendimeve,antiqytetare!
Kur ndodhte ndonjë incident nëpër xhami apo vakëfe, Batoni me TV Klanin ishin të parët që i jepnin kahje rebeluese. E sot kur rebelimi ndodhi në shtëpin e tij, Batoni po mundohet ta kalon në heshtje. Jo Baton kjo nuk kalon në heshtje se shtëpia e juaj ka traumizue fëmijët, grat dhe qytetarët e sinqertë!Baton sot ke ra në gropen që shpesh po ja përgatit Xhamisë dhe Hoxhallarëve!Grushtat që janë derdhë në shtëpin tuaj janë festë e të shtypurve dhe të shfrytëzuarve me padrejtësi. Baton jo rrallëher jeni tregue rebel ndaj fesë Islame me vetëdije,por ja që sot rebelizmi i mendimeve tuaja u shfaqë direkt para botës në shtëpin tënde-TV Klan! Baton kur thoni se Hoxhallarët tregojn përalla në Xhami,ju po mundoheni ta mashtroni popullin për ambicje të sëmura personale,dhe dije Baton,se më mirë është të jesh në foltore të Xhamisë së popullit se sa në kolltuket e turpruar të TV Klanit që na turpëroi si shtet para shteteve të perëndimit!Xhamitë janë me shekuj në Kosovë dhe do të mbeten deri në të sosur të dunjasë,e TV Klani është një Newbord-i posalinduri! Atëherë kur Xhamitë ishin në shërbim të luftës së UÇK-së kundër Serbisë,ju ku ishit dhe në cilin krah ishit.Për pushtetin tuaj,ju Baton sot jeni në gjendje të vëllazëroheni edhe me Listën Sërbe.Tash e ke lehtë të flasësh me ironi ndaj Xhamisë dhe Hoxhallarëve,pasi këta të fundit i kontribuan lirisë që sot ti e gëzon!
Sëmundja e jote Baton kalon atëherë kur për të flitet,dhe qytetarët duhet të marrin guxim që të sëmurit t’i tregojë se është i sëmurë!
Baton antiislamizmi është antikombëtarizëm,pasi që po përbuzet shumica absolute e kombit tonë.Antiislamizmi në Kosovë prodhon fashizëm dhe kulturë revizioniste.
Prof. Dr. Musa Vila