Padyshim se tmerri i Injorantëve dhe të paguarve nga kanale të ndryshme sot për sot janë hoxhallarët. Kjo betejë nuk është e nisur sot ose thjeshtë pas luftës, kjo betejë ka filluar që nga rënia e P. Osmane, ka marre hovin e jashtëzakonshëm në kohën e komunizmit dhe po paguhet me të madhe në kohën e demokracisë.
E vërteta është se sot shumë deklarata fyese të panumërta bëhen në drejtim të Islamit dhe të myslimanëve por askush nuk merret me to, thjeshtë ato kalojnë pa zhurme e ndonjëherë edhe duartrokiten në heshtje (përfitojnë duke u bërë ambasador ose ngritje ne detyre).
Por sigurisht se therra e vërtet e Islamofobeve, idiotëve, rrugaçëve etj. janë hoxhallarët dhe hulumtimi i ligjëratave të tyre në hollësinë më të vogël dhe nxjerrja e fjalëve nga konteksti është bërë gjë e zakonshme, sa që nëse gjendet një “behane” si virus shpërndahet nëpër të gjitha portalet dhe shihet qartë një gatishmëri e portaleve në bashkëpunim të pa parë kundër Islamit dhe Hoxhallarëve.
Kësaj radhe “viktimë” e matrapazëve ishte vëllai im i mire Hoxhe Bedri Lika i cila me ta njohur të jap kënaqësinë e të qëndruarit me të, urtësia dhe pedanteria e tij e tij të mahnitin, fjalët e tij janë flori e sjellja e tij është për të ia pasur xhelozinë po qe koleg i tij.
Hoxhë Bedri Lika në ngritjen e tij nga të paktë hoxhallarë të rinj në ditën e sodit, është njeriu i fjalës dhe i dersit. Shenjat aktuale tregojnë që vetëm se është futur në rangun e Hoxhallarëve të mëdhenj dhe të pranuar nga masa e i admiruar nga rinia.
Tribunat e shumta, shkrimet e panumërta dhe ligjëratat me stil të jashtëzakonshëm depërtojnë thellë në shpirtin e një të sinqerti dhe e shërojnë një zemër të sëmur dhe e nxjerrin “blof” një zemër hipokrite.
Po të i dëgjoje me vëmendje derset (ligjëratat) ku flet rreth gjinisë femërore do te mahniteshe se si i shpjegon, ama kushti i vetëm ngelet ta dëgjosh deri në fund ligjëratën dhe jo të shkëputësh pjesë.
Sido që të jetë po të shohim se si trajtohet femra tek ne në Kosovë pikërisht nga qarqet e ndryshme do çuditesh se si këta gazetare kanë guxim të jenë në këtë pikë.
Andaj ne vetëm i themi Hoxhës tonë: Allahu.xh.sh të ndihmoftë dhe jemi jashtëzakonisht krenarë që te kemi.
Jam i nderuar që të njoh vëllai im.
Hoxhë Enes Limani, Prizren