Tregon dijetari i shquar Sirjan Sarije er-rifaij (Allahu e ruajt!): “Ndërtuam një godinë gjigande që e titulluam ‘Hifdhun nimeh’ (Ruajtja e begative), dhe nga dëshira për ta vënë sa më shpejt në funksion që t’u vinim në ndihmë nevojtarëve, kërkoja vazhdimisht prej inxhinierit të projektit që të shpejtonin me punimet.
Mbaroi në një kohë rekord, inxhinieri më njoftoi që të shkoj për të parë projektin para inagurimit.
U mahnita, kur e pashë të përfunduar, mirëpo u befasova kur pashë shifrën e madhe që i detyroheshim kompanisë që kishte marë përsipër ndërtimin.
Telefonova dy dashamirë, të cilët ishin vëllezër dhe bisnesmenë të mëdhenj dhe njëkohësisht donatorë të projektit të cilët u mahnitën kur e panë projektin e përfunduar dhe më falenderuan.
Me buzëqeshje i pyeta:
-A jeni të kënaqur me veprën?
-Allahu ta shpërbleftë efendi, diçka mahnitëse!
-Ah, juve po ju lumturon por mua m’i ka prerë krahët.
-Përse efendi?
-Na duhen dhe 200.000$ për të shlyer borxhin ndaj kompanisë ndërtuese.
-E sjell Allahu mbarë efendi, mos u pikëllo!
Të nesërmen më telefonuan dhe morën përsipër shlyerjen e shumës.
U thashë: -Përse nuk më njoftuat që dje se më keni lënë tërë natën pa gjumë duke menduar për zgjidhje.
-Eh efendi, shkuam në shtëpi dhe tek darkonim me familjet tona u hap dhe tema e vizitës së djeshme, pasi u treguam bashkshorteve për takimin tonë të djeshëm na befasun me qëndrimin e tyre ku na thanë:
-Çfarë vepruat ju kur hoxha ju tregoi se kanë dhe 200.000$ borxhë për projektin?
-I thamë mos u mërzit se e sjell Allahu mbarë!
-A nuk keni turp?
-Përse?-ia kthyem ne.
-Si përse? Nuk i keni mundësitë ju që të bëheni pjesë e këtij shpërblimi?
-Patjetër që i kemi, madje me lehtësinë më të madhe.
-Atëherë shkoni dhe nxirrni hoxhën prej situatës së stresit në të cilën ka rënë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.
-Na vuan në pozitë efendi dhe na bënë me turp, ndaj erdhëm të bëjmë detyrën tonë.
Shqipëroi: Gentjan Mara
19-2-2022