3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Për të rinjët shqiptarë muslimanë në diasporë, po edhe në trojet shqiptare

Më të lexuarat

Falënderimi i takon vetëm Allahut fuqiplotë, dhe salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë të dashur.
Definitivisht të rinjët shqiptarë muslimanë që jetojnë në diasporë, po edhe ata që janë brenda trojeve shqiptare, duhet marrë seriozisht se prej kujt po e marrin fenë.
O vëllezër, mos e merrni fenë prej atyre që në publik flasin ndryshe, kurse kur janë të vetmuar flasin ndryshe. Feja jonë është e pastër, e çiltër, e sinqertë, e hapur për të gjithë dhe qëllimi i saj është shpëtimi i njerëzve nga devijimet e degjenerimet, shpëtimi nga zjarri xhehenemit, e nuk është qëllimi i saj futja e njerëzve në zjarr, e as mbytja apo kaosi në tokë.
Mos e merr fenë prej atyre që të nxisin në kaos, vrasje e ngritje të kurthave, kurse vet rrinë nëpër vendbanime të mira dhe bëjnë jetë lluksi e bollëku. Meqë këtë nuk e ka bërë Pejgamberi ynë, Muhamedi alejhis selam, po as nuk i ka nxitur shokët e tij, edhepse askush sikur ata deri më sot nuk është maltretuar në fenë e Allahut! Bile bile, Ai (paqja e Allahut qoftë mbi të), kur shokët e tij janë ankuar për disa hipokritë dhe kurthat e mizoritë e tyre, dhe kanë kërkuar prej tij që tju jep leje që të hakmerren ndaj atzre hipokritëve; Pejgamberi alejhis selam ju ka thënë: JO! Nuk dua që njerëzit të thonë: Ja Muhamedi po i vret shokët e vet!
Meditoje këtë mirë, o musliman, o ti që pretendon se je duke ndjekur rugën e tij (alejhis salatu ves selam)!!
Nuk e di prej kujt po e mësojnë fenë ata të rinjë që jetojnë në diasporë, përfitojnë prej saj, i ndreqin letrat e qëndrimit e besa edhe shtetësitë, e hajnë socialin e tyre, i shijojnë të gjitha mirëqeniet e atij shteti jashtë vendit që jetojnë, dhe pastaj mundohen me bo fesad dhe çrregullime, e vrasje mu në atë vend që kanë përfituar prej tyre shumë.
Muslimani nuk duhet të jetë tradhtar, feja e qorton tradhtinë dhe kërcënon tradhëtusit, qoftë edhe ndaj jo muslimanëve; urdhëro dhe lexo më gjerësisht librin (Kujdes nga Ekstremizmi)!
Vet, Pejgamberi alejhis selam i ka ndëshkuar tradhtarët siç transmetohet për atë grupin e njerëzve që kishin qenë me sëmundje të rënda, dhe i kishte dërguar tek një popull për të pirë nga qumshti i deveve dhe urina e saj për tu shëruar. Ata jo vetëm që nuk ishin treguar mirënjohës ndaj atij populli, por edhe i kishin vrarë. E pastaj Pejgamberi alejhis selam kishte urdhëruar që ata të kapen, tu pritet nga një dorë dhe këmbë, dhe të qorrohen!!
Andaj, jep imazh të shëmbëlltyrës, e jo të një tradhtari dhe mosmirënjohësi…Askush nuk të ka detyruar të shkosh atje dhe hash bukën e tyre…nëse ai vend, apo ai popull nuk të pëlqen, pse po i shfrytëzon të mirat e tyre ateherë…??!!
Mos u bë shkaktar i prishjes së imazhit tonë si musliman, shkaktar i ngushtimit të praktikimit tonë të fesë, i ngushtimit të mirëqenies tonë, i ngushtimit të udhëtimeve tona, tregtisë e punës tonë…
Mos u mashtro nga “hoxhallarët” që nxjerrin lot krokodili kinse po e bajnë dertin e umetit, kurse ti as nuk i njeh për së afërmi, e as askush nuk i ka rekomanduar nga dijetarët e mirëfilltë që të mësohet prej tyre. Përkundrazi dijetarët e mirëfilltë kanë paralajmëruar nga idologjitë që bartin të tillët, edhepse ndoshta për ta direkt.
Kanë mjaftuar disa gabime të disa të rinjëve të hipnotizuar nga lotët e tyre dhe euforitë që tu ngushtojnë pastaj jetën të tjerëve…
Mos u hipnotizo nga videot e atyre që për veti bëjnë jetë rehate dhe kur nuk e kan lëvizur këmbën për këtë umet, as nga ligjërata e tyre, as nga orientimet, sepse ti dhe muslimanët tjerë janë ata që po e psojnë e jo ata mashtrues. Kujdes nga mashtruesit e fesë, tregtarët të lirë…Sot kemi plot aso ditë…
Disa prej tyre vazhdimisht ju kanë mashtruar me retorikën: “kjo është pabesim”, kjo është punë me ligj jashtë ligjit të Allahut, ka dalur nga feja i tilli”, “kush kërkon ndihmë nga pabesimtari ka dalur nga feja”…e kështu me rradhë!! Por, disa prej tyre, kur u sprovuan me burgje, kërkuan ndihmë edhe nga OSBE-ja (!!!), edhe nga avokatët që punojnë me ligje jasht ligjit të Allahut, e tjera tjera…
Andaj, kujdes kujdes o musliman, ruaje veten e vendin tënd, mos i sjell të këqija vetes dhe vendit e njerëzve tu..Kujdes me kë po rri, prej kujt po mëson…Qe 15 vite jemi duke e përsëritur si refren, kujdes se prej kujt po mësoni!! Rrini me ata që akoma qëndrojnë në të moqmen, që ua duan të mirën, që u nxisin në kërkim të dijes, që kanë emanet, sepse kjo dije është emanet dhe Fe. Dijetari i madh, Ibni Sirini, rahimehullah thotë: “Kjo dije është Fe, keni kujdes prej kujt po e merrni fenë tuaj”.
Suksesi i tëri është nga Allahu, fuqiploti!

Zejd Haziri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit