2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Për Sirinë, Rusia mund të shfrytëzojë hapësirën ajrore iraniane

Më të lexuarat

Kryetari i parlamentit iranian, Ali Larixhani, në prononcimin e tij të djeshëm, ka thën se për Rusinë nuk nevojë të bëhet ndonjë marrëveshje e re për të shfrytëzuar hapësirat ajrore të Iranit gjatë bombardimeve në Siri.

Në pyetjen se pse Irani ka heshtur sa i përket shfrytëzimit për qëllime ushtarake të detit Kaspik nga ana e rusëve, Larixhani ka thënë: “Nuk kemi nevojë për një marrëveshje të tillë, Irani e përkrah qëndrimin e Rusisë në luftën kundër terrorizmit dhe do të vazhdojë edhe më tutje ta mbështes Moskën.“

“Po që se edhe shtetet perëndimore do të mbanin të njëjtin qëndrim, ngjashëm sikur Rusia, në luftën kundër ISIS-it, El-Nusras dhe grupeve të tjera terroriste, ne atëherë nuk do të ballafaqoheshim sot me probleme të tilla, dhe ne, në këtë pikëpamje, konfirmojmë mbështetjen tonë politike dhe ushtarake ndaj Moskës”, ka shtuar ai.

Larixhani, gjithashtu, i ka gjykuar si të pavërteta dhe të pamundura pohimet se Rusia e blenë naftën nga ISIS-i.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit