3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Për shkurtëpamësit si Ramushi

Më të lexuarat

Krijuesi, në asnjë mënyrë, asnjë shoqëri njerëzore nuk e ka lënë pa këto simbole, sepse janë shembulli i së bukurës dhe sprovës së tyre. Prandaj të thuhet se ilirët ishin paganë është injorancë. Është fatkeqësi historike që hoxhallarët qenkan ndikuar kaq shumë nga mitologjia greke dhe moderniteti i sotëm.

Dr.Muhamed JUSUFI

Prof. Milazim Krasniqi, Ramushit ia nxori statistikën e përkatësisë (jo) fetare të banorëve të Kosovës. Ishte përgjigje e shkurtër dhe e shpejtë e profesorit. Ndryshe do të dilte qesharak profesori sikur të hapte debat me një politikan të përgjumur. Mirëpo, obligova veten të shkruaj rreth kësaj teme kur lexova përgjigjen e një hoxhe dhënë Ramushit. Nga ai, mësova se edhe hoxhallarët paskan probleme me njohjen e historinë kombëtare dhe fetare, kur ai thotë se shqiptarët para krishterimit ishin paganë. Pra, sipas tij, Zoti paraardhësit tanë i paska pas lënë nën mëshirën e hamendësimeve!

Për ata që nuk e dinë, Islam do të thotë: kur një njeri me vullnetin e tij të lirë e pranon autoritetin absolut dhe i nënshtrohet Krijuesit të botëve. Kjo lë të kuptohet se njeriu është i lirë të deklarohet nëse e pranon ose jo autoritetin e Tij. Mirëpo, kjo nuk nënkupton se njerëzimi është absolutisht i lirë, edhe pse disa deklarojnë se jemi të “harruar prej Tij” (hasha)… Duke mos dashur të merrem me filozofinë Islame, mendimin tim do ta përfundoj me shembullin e një prindi i cili e toleron fëmijën e tij deri në masën e kufijve të parapërcaktuar prej tij. Në momentin kur ai tenton t’i kalojë kufijtë, ndëshkohet…

Pas “çlirimit” nga Serbia (1999), disa priftërinj e ca elitarë shqiptarë po nxjerrin gabzherrin duke na përkujtuar se perëndimi është i krishterë, prandaj shqiptarët duhet të kthehen në fenë e “origjinës”, me demek në katolicizëm. Para se të hyjmë në detaje, themi se perëndimi nuk është katolik, nuk është protestant, e as nuk i përket ndonjë feje tjetër, ai historikisht është i krishterë, mirëpo, udhëhiqet nga parimet e modernitetit.

Feja ligjore e fundit e ballkanasve, gjegjësisht e shqiptarëve në shek. XX-të ishte komunizmi. Nga shek. XV-XIX-të, fe ligjore ishte Islami, pastaj krishterimi ortodoks si shumicë në shek. IX-XV-të, katolikët gjithmonë kanë qenë pakicë. Gjithsesi ka pasur jo të krishterë (paganë e besimdrejtë). Përqindja e secilit komunitet në këtë epokë është e pa njohur për hulumtuesit…

Mesjeta e hershme duke filluar nga shek. IV-IX-të ishte e paqartë edhe për historianët e specializuar për këtë periudhë kohore, sepse në të jetonin shumë fraksione krishtere, sikur monotelistë, monofizistë, nestorianë, bogomilë e tij, mirëpo, është fakt i pamohueshëm që midis shekujve VIII dhe IX ka pasur edhe shumë muslimanë, dhe atë, në zonën ku jetonin shqiptarët dhe bullgarët.

Midis shekujve (-II dhe +IV), ka dominuar paganizmi heleno-romak, por kjo nuk përjashton mungesën e besimdrejtëve. Me ardhjen e krishterimit këta kanë kaluar në religjionin e ri monoteist. Para kësaj periudhe, midis shek. (-VIII-II) p.e.s. ka dominuar filozofia politeiste greke, në mesin e të cilëve kishte edhe shkolla monoteiste. Kulmi monoteistëve arriti me Aristotelin, i cili njëkohësisht ishte edhe mësuesi i Aleksandrit të Madh. Habitem me historianët tanë pse nuk merren më shumë me këtë njeri, ose me Pirron, ose me Akilin. Këta ishin figura të mëdha të identitetit tonë kombëtar, ndërsa merren me Skënderbeun, i cili ekuivalenti tij i sotëm, është hajduti buxhetit shqiptar Edvin Kristaq Rama i cili thotë se është (katolik, ortodoks e musliman).

Njeriu në esencë tërhiqet nga egoja, ndërsa kjo shpesh herë di ta nxjerrë atë nga binarët. Krijuesi ishte, dhe është Mëshirëplotë, Ai, vazhdimisht ka dërguar lajmëtarët e Tij, për ri-udhëzim, prandaj, s’do mend se edhe shqiptarët kanë pasur shumë lajmëtarë të Zotit. Në mungesë të emrave të tyre, do të mjaftohemi me Aleksandri Madh. (Kur’an: 18/83-98).

Islami bën dallimin midis besimtarit, fetarit dhe religjiozit. Besimdrejtë në botë ka pasur, ka, dhe do të ketë, sikur rasti i Aristotelit dhe shkollat e tij simotra. Besimdrejti Aleksandri Madh ishte ngarkuar me mision nga Zoti që të përcillte mesazhet e drejtësisë hyjnore anekënd botës. Ndërsa hoxha na tregon se para krishterimit shqiptarët paskan qenë paganë… Historia islame na mëson se Zoti, asnjëherë, asnjë popull nuk e ka lënë pa ndonjë lajmëtar të Tij. Shoqëria muslimane ka dëshmuar se, gjithmonë, në mjedisin e tyre ka pasur, të krishterë, hebrenj, zjarrëputisë, hindu, budistë, taoistë etj, të cilët kanë jetuar të lirë dhe të sigurt, mirëpo, këtë tolerancë nuk e kanë përjetuan popujt në botën krishtere. Ajo ishte intolerante, ndaj besimdrejtëve dhe grupeve etnike jo të krishtera.

Deri në shekullin e IX-të mendohet se shumë shqiptare ishin monoteistë, në mesin e të cilëve edhe shumë muslimanë. Numrin e tyre e mësojmë vetëm atëherë kur Borisi, cari bullgar kaloi në krishterim. Ky kishte kërkuar mendimin e Papës (dokument i dorës së parë) se çka të bënte me shkrimet e librave të muslimanëve dhe me vetë muslimanët… këtë e pohon historiani serb (R.Bozoviç) dhe ai kroat (V.Klaiç): “…prania Islamo-muslimane është e dukshme qysh në shekullin IX, disa dekada para kristianizimit të bullgarëve. Sigurisht se rol me rëndësi kanë luajtur tregtarët, misionarët, migrimet e dhunshme dhe ato ekonomike etj.”(N.Ibrahimi:241).

Sikur të mos ishin djegur shkrimet me shkronja arabë në shek. VIII-IX-të, do të kishim mësuar shumë më shumë për atë periudhë kohore. Tani shqiptarët kanë filluar t’i hulumtojnë arkivat arabe dhe osmane, dhe gjithçka do të barazohet shkencërisht. Midis shekujve IX-XV principatat shqiptare ishin vazalë të sllavëve. Këtë e dëshmon lufta midis ushtrisë osmane dhe krishterëve në Fushë Kosovë. Kur osmanët u vendosën, shumica e shqiptarëve pranuan Islamin, ndërsa të krishterët, herë pranonin vazalitetin italian e herë austrohungarez dhe bëheshin shkaktarë të vëllavrasjeve…

Nga fundi i perandorisë osmane “Shtetet pasardhëse të Ballkanit e zëvendësuan fenë shtetërore muslimane osmane me fenë shtetërore të krishterë, por pa dyshim ky nuk ishte vazhdimi i traditës osmane. Në çdo shtet, feja ishte bërë krahina e grupit kombëtar, e kundërta e traditës osmane. Islami, gjithashtu, u bë më i rëndësishëm, nga pikëpamja politike, në Ballkan, si vetidentifikimi i vetëm i ligjshëm, i lejuar për popujt osmanë. Pranimi i banorëve të shtetit të tyre si turq, ose shqiptarë do të nënkuptonte pranimin e ekzistencës së më shumë se një ”kombi” brenda shtetit të tyre!.(MCCarthy:258)

Ai që ka mësuar Islamin burimor, ka konstatuar se muslimanët botën nuk e ndajnë as në lindorë e as në perëndimorë, as në fise e as në kombe, sepse këto ndarje janë natyrale. Feja përzgjidhet vullnetarisht nga secili individ, muslimanët njerëzit i ndajnë në: të mirë dhe të këqij. E bukura reflekton te individi, grupi ose grupet etnike. Krijuesi, në asnjë mënyrë, asnjë shoqëri njerëzore nuk e ka lënë pa këto simbole, sepse janë shembulli i së bukurës dhe sprovës së tyre. Prandaj të thuhet se ilirët ishin paganë është injorancë. Është fatkeqësi historike që hoxhallarët qenkan ndikuar kaq shumë nga mitologjia greke dhe moderniteti i sotëm.

Gjithashtu më vjen keq, që elitat shqiptare gjerat po i shohin bardh dhe zi, por edhe më rëndë po më vjen kur këta “elitarë” merren më shumë me të kaluarën dhe e vajtojnë atë. Multietniciteti, multikulturalizmi dhe divergjencat fetare në çdo shoqëri njerëzore kanë ekzistuar, dhe do të ekzistojnë. Feja e trashëguar luan rol të rëndësishëm në një shoqëri, mirëpo, kjo nuk e pengon askënd të ndryshojë mendje nëse individi ka bindje tjetër. Nuk ka rëndësi se çfarë kanë besuar prindërit ose gjyshërit tanë, sepse Krijuesi nuk do të na pyet për besimin e tyre, por do të pyet, cilat ishin sjelljet tona ndaj tyre./ Gazeta Impakt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit