Se sa Mëshirues është Allahu i Plotfuqishëm mund ta shohim në çdo gjë që na rrethon, kurse ky është vetëm një nga shembujt sesi Allahu i Plotfuqishëm i pranon lutjet e sinqerta dhe qëllimet e sinqerta.
Një haxheshë (65 vjet) në një fluturim nga Turqia për në qytetet e shenjta Mekë dhe Medinë, duke mos i njohur mirë rregullat e aeroportit, kishte mbetur duke e pritur fluturimin në një vend të gabuar.
Aeroplani fluturoi, kurse ajo, që tashmë ishte e mërzitur në ato momente, shkoi te personeli për të kërkuar ndihmë. Ata i thanë se nuk mund t’i ndihmonin. Ajo mbeti në aeroport duke qarë dhe duke iu lutur Allahut të Plotfuqishëm për ndihmë…
Piloti i aeroplanit vuri re diçka të pazakontë në tabelen e kontrollit dhe për shkaqe sigurie u kthye në aeroport për kontroll. Pasi u konstatua se në aeroplan nuk kishte diçka të keqe, e thirrën gruan për të shkuar në udhëtim për haxh.
Ta imagjinojmë se sa ka qenë e sinqertë lutja e kësaj plake që Allahu i Plotfuqishëm ta ndalojë aeroplanin!
Edhe ne t’i lutemi sinqerisht Allahut të Plotfuqishëm në këto ditë të shenjta …
Allahu i Plotfuqishëm na mëshiroftë të gjithëve..