Këshilltari në Qeverinë e Republikës së Turqisë dhe ish-këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë së Turqisë, Birol Erdem dhe bashkëshortja e tij Gulumser Erdem janë arrestuar në Ankara për shkak të anëtarësimit në organizatën terroriste FETO
ANKARA (AA) – Këshilltari në Qeverinë e Republikës së Turqisë, Birol Erdem, është arrestuar sot në Ankara për shkak të lidhjes me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga Prokuroria në Ankara, këshilltari në Qeverinë e Republikës së Turqisë dhe ish-këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë së Turqisë, Birol Edem dhe bashkëshortja e tij Gulumser Erdem janë arrestuar në Ankara për shkak të anëtarësimit në organizatën terroriste FETO.
Erdem është arrestuar sot në mëngjes gjatë bastisjes në banesën e tij në Etimesgut, ndërsa bashkëshortja Gulumser është arrestuar në banesën e motrës së saj në qarkun Yenimahalle, po ashtu në Ankara.
Erdem më 25 tetor të vitit 2010 është bërë anëtar i Këshillit të Lartë Turk të Gjykatësve dhe Prokurorëve, ndërsa në periudhën mes vitit 2011 dhe 2014 ushtroi detyrën e këshilltarit në Ministrinë e Drejtësisë.