-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Për një ditë, Italia ka shpëtuar rreth 4,500 migrantë

Më të lexuarat

Afro 4,500 migrantë janë shpëtuar dje nga anijet e gomës dhe të drurit në Ngushticën e Mesdheut në Sicili, ka njoftuar roja bregdetare italiane.

Tashmë në Itali kanë arritur 67 mijë migrantë nëpër det këtë vit, shumica e tyre nga Libia, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim, raporton rel.

Këto ardhje janë pak më të vogla se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por numri i vdekjeve në këtë rrugë të rrezikshme është rritur.

Dhjetë gra janë gjetur të vdekura në një anije gome javën e kaluar.

Prej vitit 2014, kanë humbur jetën më se 10 mijë migrantë, përfshirë 2,800 deri tash këtë vit, pat njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit