1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Për mosdhënie të ndihmës së parë, dëshmitarët mund të dënohen deri në tetë vjet burg

Më të lexuarat

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, referuar rasteve emergjente për mosdhënie të ndihmës së parë, neni 191 tregon se kryesit e kësaj vepre mund të përballen me ligjin.

Bazuar në pjesën e shkëputur nga Kodi Penal, referuar rastit të fundit të vdekjes së 63-vjeçarit në Gjilan, ku dëshmitarët – siç janë parë në pamjet e qarkulluara – kanë refuzuar dhënien e ndihmës së parë, nëse shpallen fajtorë, mund të dënohen nga një deri në tetë vjet burg.

Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se dëshmitarët e rastit janë intervistuar dhe në deklarimet e tyre ata kanë pranuar se në ato momente kur i alivanosuri gjendjen i shtrirë për tokë, kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente!

Ndërkohë, Hashani ka bërë të ditur që në raste të tilla rastet procedohen në Prokurori ku më pas dhe nga ana e tyre jepet vendimi final në lidhje me kryerjen e veprës penale për mos dhënie të ndihmës së parë në rastin e fundit ku ka ndodhur dhe vdekja e 63-vjeçarit në një nga rrugët e Gjilanit. /Klan Kosova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit