-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Për Kosovën, “ende nuk është momenti”

Më të lexuarat


Kosova nuk është akoma në momentin kur mund të pret liberalizimin e vizave edhe pse Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë përmbushur të gjitha kushtet.

Kështu ka thënë një diplomat i BE-së duke thënë se një prej arsyet kryesore pse ka hezitim për liberalizimin e vizave për Kosovën është ajo që ai e ka quajtur “përvojë e keqe në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë”.

“Kur janë liberalizuar vizat për Shqipërinë dhe Gjeorgjinë Komisioni po ashtu pati thënë se janë përmbushur të gjitha kushtet. Por pas heqjes së vizave patëm shumë njerëz që erdhën në vendet tona, përfshirë edhe kriminelë dhe ekstremistë. U keqpërdor ky liberalizim. U desh të kalojë një kohë që të zgjidhim këtë problem”, tha ai.

Ky burim ka shtuar se në rastin e Kosovës “duam së pari të bindemi se ka besim të plotë me autoritetet se nuk do të kemi problem e atëherë të liberalizohen vizat”.

“Po bashkëpunojmë, në një moment do të ndodhë liberalizimi, por ai moment nuk është tash” ka thënë ky burim.

Diplomati gjithashtu ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka paralajmëruar se do të ketë “një angazhim diplomatik për të lëvizur gjërat pasi Kosova dhe Serbia vazhdojnë të ketë qëndrime diametralisht të kudnërta”.

Për këtë pritet që sidomos të punojnë së bashku Gjermania dhe Franca e cila së shpejti do ta merr përsipër kryesimin e radhës së BE-së.

Gjatë Presidencës Franceze të BE-së pritet edhe një konferencë kushtuar Ballkanit Perendimor.

Kjo nuk do të jetë ndonjë samit klasik BE-Ballkan, sepse një i tillë do të zhvillohet gjatë presidencës çeke të BE-së në pjesën e dytë të vitit.

Ajo pritet të jetë më shumë një “konferencë ku do të diskutohen disa probleme specifike të rajonit”.

Ndër “problemet specifike” konsiderohen më së shumti kriza në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë Presidencës Franceze të BE- së, sipas një diplomati të BE-së, pritet angazhim edhe për të zhbllokuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit