0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Për kë votuan muslimanët amerikanë në zgjedhjet presidenciale?

Më të lexuarat

Një votë proteste kundër atyre që mbështesin gjenocidin në Gaza

Shumica e muslimanëve amerikanë kanë refuzuar Kamala Harris-in dhe Donald Trump-in në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke preferuar të votojnë për kandidatin e palës së tretë Jill Stein, sipas një sondazhi të të publikuar nga CAIR.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike thotë se 53 për qind votuan për Jill Stein, 21 për qind për Donald Trump, 20 për qind për Kamala Harris dhe 1 për qind për Cornell West.

Studimi u krye në më shumë se 1500 votues, që përfaqësojnë 2.5 milionë muslimanë amerikanë të regjistruar. Më shumë se 85 për qind e të anketuarve thanë se hodhën votën e tyre në ditën e zgjedhjeve.

“Lufta në Gaza luajti një rol vendimtar, duke çuar në një rënie të mprehtë të mbështetjes për Zëvendës Presidenten Harris në krahasim me mbështetjen që Presidenti Biden mori nga votuesit muslimanë në vitin 2020 dhe një rritje të mprehtë të mbështetjes për kandidatin e partisë së tretë Jill Stein,” tha në një deklaratë Drejtori i Çështjeve Qeveritare Robert S. McCaw në CAIR National.

“Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu arriti të marrë vota nga muslimanët,” shtoi ai.

Rreth 83 përqind e amerikanëve muslimanë votuan për Joe Biden në garën presidenciale të vitit 2020 kundër Donald Trump, i cili mori vetëm 17 përqind. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit